SHBA-Zëvendëspresidentja Kamala Harris mblodhi 47 milionë dollarë në 24 orët e para pas debatit të saj të së martës mbrëma kundër ish-presidentit Donald Trump, tha një zëdhënës i fushatës së Harris për CNBC.
Ekipi i saj tha se kjo shumë erdhi nga afro 600,000 donatorë.
Sipas sondazheve të kryera Harris u konsiderua si fituesja e debatit të 10 shtatorit, ndërkohë nga ana tjetër kandidati republikan Donald Trump thotë se ishte ai fituesi.
Gjatë një mitingu në Karolinën e Veriut Harris u shpreh se ajo dhe ish-presidenti "u detyrohen votuesve" edhe një debat të dytë.
Mirëpo sipas Trump një debat i dytë nuk është i nevojshëm.
Sipas mediave amerikane, refuzimi i Trump për një debat të dytë me Harris mund të burojë nga frika e një rrënimi të mëtejëshm në sondazhe.