SHBA, 34-vjeçari shqiptar vret me armë zjarri ish-gruan dhe më pas rrëmben fëmijën! E bija 8 vjeçare: Babi përse e bëre? (EMRAT)

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida në SHBA, ku një 34-vjeçar shqiptar Renato Muhaj ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij Suela Saliajn, 32-vjeçe, dhe më pas ka rrëmbyer vajzën e tyre.

Mediat amerikane raportojnë 34-vjeçari e vrau gruan në brenda banesës, ndërsa pas ngjarjes së rëndë mori vajzën e tyre 8 vjeçe dhe tentoi të arratisej, por u arrestua pak orë më vonë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Muhaj ka goditur edhe të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë. Ata u treguan autoriteteve dinamikën e ngjarjes.

Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, e cila ishte rrëmbyer nga i ati.

Vendi ku ndodhi vrasja

Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Ai akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe rrëmbim të fëmijëve.

Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende, por dyshohet se çifti jetonte në vende të ndara nga njëri-tjetrin.

 

 

Viktima Suela Saliaj  dhe autori Renato Muhaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:31
Vrasja e shqiptares në Amerikë nga ish partneri, dëshmon e bija 8-vjeçare: E pyeta, babi përse e bëre? Më tërhoqi me forcë në makinë

1706648076_RenatoMuhaj61.jpg

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Largo të Floridas, ku shqiptari Renato Muhaj vrau ish-partneren e tij 32-vjeçare Suela Saliaj, po shqiptare dhe më pas rrëmbeu të bijën 8-vjeçare.

Sipas mediave amerikane, vajza e vogël i tregoi policisë se e kishte parë 34-vjeçarin ta godiste të ëmën me thikë dhe dorezë hekuri disa herë, në dhomën e gjumit. E vogla, gjithnjë sipas mediave atje, i tha policisë se e dinte që e ëma kishte vdekur dhe se e kishte pyetur të atin: “Përse e bëre këtë?”

Pasi vrau 32-vjeçaren, Muhaj e mori vajzën nga shtëpia duke e tërhequr me nxitim nga shkallët. Për pasojë ajo u rrëzua. Vajza tregoi se "ai e kishte tërhequr me forcë në makinë". Gjatë kësaj kohe ajo kishte pësuar lëndime.  

Ora 14:43
Vrasja e nënës shqiptare në SHBA, të afërmit në Shqipëri: Donte t’i merrte vajzën, këta femrën e konsiderojnë si plaçkë tregu

Banorë dhe të afërm në fshatin Graçan të Mallakastrës kanë komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në SHBA, ku ish-bashkëshorti vrau 32-vjeçaren shqiptare, Suela Saliaj.

Ata thonë se lajmin e morën nga rrjetet sociale, ndërsa theksojnë se familja e vajzës kishte rreth 15 vite që ishte larguar në Amerikë.

Një prej fqinjëve madje thotë se ai e vrau gruan sepse donte të merrte vajzën. 

"Nëpërmjet vajzës sime. E kishte në instagram. Më tha gruaja kështu kështu. Djalë dhe vajzë. Të dy shkëlqyer, vajza punonte në bankë në Amerikë. Kishin dy fëmijë. Shkaku nuk dihet, ishin të ndarë ata faktikisht. Ata e përdorin femrën si plaçkë tregu, nuk është në të vërtetë kështu. Shumë vajzë e mirë, shumë e edukuar. Sipas të dhënave, donte që t’i merrte vajzën. Kështu i bie.”, tha fqinji.

Ne e kemi patur gjitonë. U prish sistemi ikën. Ai Muka që jeton në Amerikë, babai i vajzës, ka punuar infermier. Mukë Saliaj ka punuar këtu në fshatin tonë infermier, pastaj shkoi në spitalin e Fierit. Kanë gati 15-20 vjet që janë larguar. Si familje kanë qenë të mirë, tha një fqinj.

Ora 10:27
Me profesion bankiere, kush është Suela Saliaj, 32-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-partneri në SHBA

1706606879_suelasaliaj.jpg

Suela Saliaj, me profesion bankiere, në sektorin e shërbimit të klientit, është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Renato Muhaj.

32-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërsa ish-partneri i saj 34 vjeç rrëmbeu vajzën e tyre dhe tentoi të arratisej por më vonë u arrestua nga policia.

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, Suela Aliaj, prej shumë vitesh kishte  eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moderni: 31/01/2024 04:46

    Nuk ka pas surrat ky per ate bukuroshe. Nga xheolzia do ta ket bere, se ajo ka pas nje tuf me admirues, nderkoh ky surrat nallania ca i ofronte...

    Përgjigju
  • Emiii: 30/01/2024 22:34

    Emigracjoni nuk ashte aq i lete

    Përgjigju
  • Or tej: 30/01/2024 13:20

    Ky kokecepeshi paska pasur shije or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Ehuuu: 30/01/2024 14:55

      Kjo ka pare ametiken ai ka pare bukurine. Kjo ka pare ca lloj ishte ai, dhe duke patur te drejtat qe jep amerika, plus ka pas pune te mire e ka len. Ky robi me bicim seder qe ja e solla ne amerike e kjo me ndau beri kete. Injoranca ne kulm, coje ku te duash

    • O shije bajgeeeeee: 30/01/2024 14:34

      Po shiko koken tende o kokekatror pastaj fol per te tjeret.

  • Enrik: 30/01/2024 11:50

    E tmerrshme,Zoti iu dhente force familjareve ????

    Përgjigju
  • Elona: 30/01/2024 08:28

    Sa rrenje te thella na ka lene turku.Me vjen keq qe ende zonat rurale ne Shqiperi martojne djemte e vajzat me njohje familjare e para kjo e dyta ta vete 20 vjec e perpjet te bejne presion te gjithe pse nuk martohesh.Kur martohen thjesht krijojne familje per tu shumuar pa patur dashuri ne cift ose per tu mbyllur gojen njerezise qe thurrin cdo lloj intrige nese je beqar.Pastaj jetojne me prinderit dhe fillojne llafet.Portofoli burrit shikohet si personale edhe per gruan pasi ka papunesi te madhe ndersa burri e shikoj gruan si placke per femije dhe per punet e shtepise.Te kuptohemi jo te gjithe.Rastin ne fjale nuk e njoh por jane ende prapmbetje qe na la Turqia.Me vjen keq qe ne dasmat tona hidhen para si zakonet turke.Shqiperia e jugut nuk e ka kete tradite po ajo e mesmja dhe Kosova trashegojne 60 perqind zakonet turke fatkeqesisht

    Përgjigju
    • Lala: 30/01/2024 16:53

      Po te mo's lesh baban te takoj femijen e tij kjo ndodh.ky gamori ka bo gabim QE I ka Marr jetwn nenes se femijes se tij por ngjarja esht per faj te te dyve.

    • KATAKLIZMO: 30/01/2024 16:30

      AMAN ORE VEC TURKUN MOS E ZINI NE GOJE.... SE ESHTE SHUME I PERPARUAR NE SISTEMIN SOCIAL E KULTUROR... KA NJE EMANCIPIM NE MARDHENIE MIDIS NJERZVE E TOLERANCES NJERZORE DHE LIRI FETARE TE PA KONCEPTUSHME PER BOTEN ARABE. PRANDAJ JU LUTNA MOS E PERMENDNI TURKIN.

    • Elona: 30/01/2024 13:45

      Drejt

    • Pale ta njihje: 30/01/2024 12:49

      Ti thua “rastin ne fjale nuk e njof, por fajin e ka …”. Po shofim qe kto gjera i bejn dhe meshkujt italian, grek, francez e amerikan mbase e shkuara e gjithe botes eshte nje periudhe e erret me vrasje e genocid. Ne Amerike me shum polic jan vrar ne Domestic Dispute se ne çdo situate tjeter, kjo mbase tregon qe kjo lloj dinamike brenda familjes eshte shum e rrezikshme.

    • Beeeee: 30/01/2024 12:34

      Ty te ka ngec disku te turku moj moter.

    • Populli katolik mirdite: 30/01/2024 11:50

      E ka fajin Turku per ju pellazget e kanunit barbar

    • Muji: 30/01/2024 10:58

      Ca lidhje ka krahina ketu sikur ka ndryshim te madh veri jug e mesme apo Kosove. Nje grusht vend i vogel jemi. Jemi njesoj te gjithe. Ke krime monstuoze te meshkujve nga jugu plot deri te perdhunime femijesh te tyre. Kjo e gjitha vjen nga mendjengushtesia qe mashkulli rritet me idene se eshte Zot dhe femra e peruluara tij. Qe mashkulli vret femer e femije te tij se eshte primitiv. 99.99% te rasteve jane meshkuj. Gjeneza problemit te ne eshte mendesia qelbur qe kemi. Urojm nje cift te ri "Hajt me djal" , vajza eshte mallkim kudo , e shtypur e shtydhur dhe ashtu deshirojne ta shohin. Ky eshte problemi jo krahina.

    • Muji Leka: 30/01/2024 10:45

      Ca lidhje ka krahina ketu sikur ka ndryshim te madh veri jug e mesme apo Kosove. Nje grusht vend i vogel jemi. Jemi njesoj te gjithe. Ke krime monstuoze te meshkujve nga jugu plot deri te perdhunime femijesh te tyre. Kjo e gjitha vjen nga mendjengushtesia qe mashkulli rritet me idene se eshte Zot dhe femra e peruluara tij. Qe mashkulli vret femer e femije te tij se eshte primitiv. 99.99% te rasteve jane meshkuj. Gjeneza problemit te ne eshte mendesia qelbur qe kemi. Urojm nje cift te ri "Hajt me djal" , vajza eshte mallkim kudo , e shtypur e shtydhur dhe ashtu deshirojne ta shohin. Ky eshte problemi jo krahina.

    • Tkift turku: 30/01/2024 10:35

      Po, e ka fajin turku, per cdo frustrim te pellazgeve, cope injoranti!

  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol