SHBA, ''Qentë e Luftës'', komedia
e zezë për Gërdecin sot në kinema

SHBA, ''Qentë e Luftës'', komedia<br />e zezë për Gërdecin sot në kinema
Autori i librit “Armët dhe çunat”, Guy Lawson, ka folur rreth filmit ''War Dogs'' që do të dalë sot në kinema në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

“Libri im ‘Armët dhe çunat’ ka frymëzuar prodhimin e filmit që do të dalë nesër. Është një prodhim i Hollywoodit, me regji nga i njëjti person që ka bërë serinë ‘The Hangover’. Kështu që ky është një moment emocionues, është vërtet emocionues”.Kjo është një histori paksa ndryshe, por ka Shqipëri brenda saj dhe besoj do të jetë një moment emocionues edhe për Shqipërinë. Dua te them edhe diçka: Hollywoodi do të nxjerrë këtë filmin, që është një komedi e zezë”, shprehet  Lawson. 

“Por, Hollywoodit nuk i bëhet vonë shumë për historinë e vërtetë, sinqerisht as New York Times nuk i bëhet vonë. Janë njerëzit që e duan Gërdecin që duhet të ushtrojnë më shumë presion që e vërteta të dalë një ditë”, tregon për dritare.net Lawson.

Filmi ‘’War Dogs’’(Qentë e Luftës) me protagonist tregtarin amerikan të armëve Efraim Diveroli dhe David Packouz do të shfaqet në kinema sot.

Historia e filmit e bazuar në një ngjarje të vërtetë është shkruar nga Guy Lawson dhe është publikuar më pas në librin ‘’Armë dhe Çunat’.

Kjo histori që është trajtuar në film flet për dy trafikantë të rinj të armëve David Packouz dhe Efraim Diveroli që morën një kontatë me vlerë 300 milionë dollarë për furnizimin e armëve të trupave amerikanë në Afaganistan.

Efraim Diveroli, u dënua me 4 vite burg për mashtrim, pasi me skemën e tij spekulative vuri në lojë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe qeveritë e disa shteteve, përfshi dhe Shqipërinë.

Kontrata me kompaninë e Diverolit “Aey” hodhi dritë mbi një seri aferrash korruptive ne Shqipëri, ku u përfshinë zyrtarët më të lartë të shtetit. Diveroli u arrestua në 2008-tën nga autoritetet amerikane për trafik armësh.

Filmi me regji të Todd Phillips nuk lë pa shfaqur si pjesë te kësaj afere korruptive edhe djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berishën i përfshirë në tragjedinë që u mori jetën 26 personave.

Kohëzgjatja e këtij filmi është 114 minuta dhe trajtimi i ngjarjeve vjen sa në mënyrë komike aq edhe tragjike.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë