SHBA - Tetë persona kanë humbur jetën gjatë këtyre ditëve, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas një dite të qetë, dëbora ka rinisur duke krijuar probleme të shumta në vend, mbi të gjitha në qarkullimin ajror dhe rrugor.
Viktimat janë verifikuar në disa pjesë të vendit, një prej tyre është verifikuar në Nju Jork. Pothuajse 3 mijë fluturime janë anuluar dhe gjithashtu janë verifikuar edhe shumë vonesa. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe për të paraprirë rrezikun, ka mbyllur edhe autostradën I-84, që lidh Pensilvaninë me Konektikatin.
Në rrezik janë edhe rezervat e kripës që shpërndahet nëpër rrugë, në Nju Xhersi si edhe në Nju Jork. Në Detroit dhe në Karolinën e Veriut dy avionë mbetën të bllokuar në dëborë dhe ditën e martë një avion në Jug-lindje u bllokua në një grumbull dëbore ndërsa po afrohej në Gate. Ndërsa në të gjithë Vendin, më shumë se një milionë persona kanë mbetur pa energji elektrike.
Situata më e rënduar, paraqitet në Philadelphia, ku me rreth 650 mijë persona janë pa energji elektrike.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com