NJU JORK - Edhe një tjetër histori që bën të përlotet Amerika. Ajo e fëmijës-hero, i cili vdiq në një zjarr pasi shpëtoi nga flakët të paktën 6 vetë. Tragjedia ndodhi në një qytet të vogël të shtetit të Nju Jorkut, Penfield, pak para agimit.

Tyler Doohan, 8 vjeç ishte duke fjetur me të afërmit në shtëpinë e levizshme, shtëpi të parafabrikuara shumë të përhapura në SHBA, kur ndjeu flakët.

Menjëherë u ngritu dhe zgjoi të tjerët. Si një ndihmës emergjence I vërtetë më parë shpëtoi dy fëmijët, katër dhe gjashtë vjeç, më pas të tjerët. Pa menduar për rrezikun shkoi drejt një tjetër camper për të shpëtuar xhaxhain invalid.

Por këtë herë nuk ia doli dot. Trupi i tij u gjet afër atij të xhaxhait. Sipas hetimeve të para, zjarri u shkaktua nga një defect elektrik. Ditë më parë disa fqinj kishin shprehur shqetësim për numrin e njerëzve që jetonin në ato shtëpi të lëvizshme.

Marrë nga ANSA

tyler doohan
(Në foto: Shtëpia e djegur ku mbeti pa jetë vogëlushi-hero, Tyler Doohan).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)