SHBA akuza Rusisë:Hackerat  
ndikojnë në zgjedhjet amerikane

SHBA akuza Rusisë:Hackerat  <br />ndikojnë në zgjedhjet amerikane
Administrata e Obamës akuzon zyrtarisht Moskën se po përdor hakerat e sulmet kibernetike  për të ndikuar në fushatën presidenciale në SHBA dhe zgjedhjet të cilat priten të mbahen në 8 nëntor.

Ndërsa Kremlini i konsideron këto akuza të pa baza dhe pa sens ndërsa ka mohuar gjithmonë se mbështet kandidatin republican.  “Inteligjenca amerikane dyshon se qeveria ruse ka hakeruar disa emaile të zyrtarëve të lartë dhe institucioneve amerikane duke përshfirë serverat e partisë demokratike” thuhet në deklaratën e departamentit të sigurisë amerikane. 

Zyrtarët e Washingtonit thonë se gjatë muajve të fundit, sulme kibernetike të mbështetur nga qeveria ruse, kanë pasur objektiv ndërprerjen e zgjedhjeve, ku kandidatja demokrate Hillary Clinton do të përballet me kandidatin republikan Donald Trump.Akuza e drejtpërdrejtë dhe formale vjen në vazhdën e përshkallëzimit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Moskës, mbi një sërë çështjesh dhe mosmarrëveshjesh ndërkombëtare.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!