DURRES- Anija e Flotës së 6-të Amerikane vjen sot në Durrës jo për cështje sigurie, por për bamirësi, kulturë dhe shkembim përvoje bashkëpunimi. Kështu theksohet në një njoftim të ambasadës amerikane në Prishtinë në përgjigje të disa mediave që e lidhën vizitën e pazakontë të anijes për shkaqe sigurie pas ngjarjeve të fundit në rajon.
Sipas Ambasadës amerikane kjo vizitë ka qënë e planifikuar prej kohësh dhe nuk ka lidhje me situatën.
Ambasada amerikane I ka cilësuar të gabuara raportimet e mediave vendase të cilat e lidhën vizitën e anijes “USS Gunston Hall” nga 24 deri 27 Prill në Durrës si kundërpërgjigje për ngjarjet në rajon.
Sipas ambasadës amerikane në Prishtinë kjo vizitë i shërben Flotës së 6-të Amerikane, në përpjekje për ndërtimin e partneritetit global bregdetar me shtetet europiane por dhë për përmirësimin e sigurisë dhe mbrojtjes bregdetare.
“Gjatë qëndrimit në port oficerët dhe anëtarët e ekuipazhit do të takohen me zyrtarët vendorë dhe do të marrin pjesë në aktivitete kulturore. Anija ‘USS Gunston Hall’ viziton portin bazuar në zbarkimin e planifikuar të Flotës së 6-të Amerikane në zonën e saj të përgjegjësisë”, thuhet më tej në deklaratën e ambasadës së SHBA.
Vizita cilësohet një vendtakim i mrekullueshëm për ndërtimin e njohurive të përbashkëta të taktikave, profesionalizmit, mirëkuptimit kulturor dhe besimit bregdetar.
“Ato nënvizojnë partneritetin në rritje, i cili kërkon bashkëpunime që I kontribuojnë mbrojtjes së rajonit. Për më tepër, këto vizita ndihmojnë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona. Gjatë qëndrimit në port, ekuipazhi i anijes do të bëjë punë bamirësie”, thuhet në fund të njoftimit të amabasdës USA në Kosovë.(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com