UASHINGTON- Ndihmës Sekretari Shtetëror amerikan, Mike Hammer u bëri apel Maqedonisë dhe Greqisë të gjenë dialogun për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Hammer gjatë një konferencë për media në Uashington komentoi për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian dhe mbi mbështetjen amerikane për realizimin e aspiratave euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, shkruan telegrafi.com.
"Ne gjithsesi i mbështesim angazhimet e Kombeve të Bashkuara dhe përpjekjet për zgjidhjen e kontestit midis Maqedonisë dhe Greqisë. Kemi aktivitete vijuese të Metju Nimicit që të zgjidhet kjo çështje, shpresojmë, në një afat të shkurtër.
Në këtë rast, e inkurajojmë angazhimin aktiv të Athinës dhe të Shkupit", theksoi Hammer, shkruan telegrafi.com.
Ai shton se Maqedonia ka qenë temë e bisedimeve të Sekretares së Shtetit, Hilari Clinton, në takimin e vendeve aspiruese për anëtarësim në NATO, në Samitin e Aleancës në Çikago.
"SHBA, do të dëshironte që kjo çështje të zgjidhet dhe Maqedonia të anëtarësohet në NATO në të parën mundësi që i vjen. Përsëri i inkurajojmë të dyja palët që ta zgjidhin këtë çështje që të mund të arrihet një zgjidhje", ka theksuar zyrtari i SHBA-së.
(s.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com