SHBA, arrestohen 16 marinsa për trafik qeniesh njerëzore dhe drogë

SHBA, arrestohen 16 marinsa për trafik qeniesh njerëzore dhe drogë

Gjashtëmbëdhjetë marinsa të SHBA janë arrestuar në një bazë në Kaliforninë Jugore për trafik qeniesh njerëzore dhe drogë

Marinsat u arrestuan në kampin Pendleton të enjten në mëngjes.

Tetë marinsa të tjerë u morën në pyetje rreth përfshirjes së tyre të mundshme në veprimtari.

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me akuzat.

Një zyrtar amerikan i tha CNN se arrestimet kanë lidhje me një incident që ka ndodhur në fillim të muajit, kur dy marinsë nga Camp Pendleton u akuzuan për transportimin e emigrantëve pa dokumente, përgjatë kufirit me Meksikën, me qëllim përfitimi financiar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk