SHBA- Autoritetet në Pensilvani të SHBA-së kanë arrestuar një djalë 19 vjeç nga Rusia pas akuzave për posedim të një arme të shkatërrimit në masë.
 
Sipas CNN, policia po zhvillonte një operacion kundër rritjes së marijuanës, kur gjeti bombën artizanale.
 
Vladislav Miftakhov, një qytetar rus, sipas dosjes së ngritur kundër tij, kishte bërë disa bomba artzanale shumë të rrezikshme.
 
Sipas ankesës, policia gjeti gjysmë kile magnez e automatizuar, perklorat kalium, pluhur nitrat kaliumi dhe materiale të tjera.
 
Gjatë marrjes në pyetje, rusi është përgjigjur se bombën do të hidhte në një fushë, pa rrezikuar asnjë jetë njeriu. Ai posedonte edhe bomba të tjera, jashtë Pensilvanisë.


Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)