SHBA - 31 vjeçari Praq Rado, një aktor Shqiptar i cili kishte më shumë se 11 vjet që jetonte në mënyrë ilegale në Amerikë, u arrestua nga agjentët federalë të emigracionit gjatë kohës që po shkonte në premierën e filmit mbi jetën e tij si emigrant në Amerikë, në Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit në Hamptons.
Filmi në fjalë mban titullin "Dreaming American" dhe është një film me metrazh të shkurtër bazuar në jetën e Rado-s. Aktori shqiptar duhej të mbante një fjalim gjatë shfaqjes së filmit, por kjo nuk u bë e mundur pasi ai u ndalua.
Rado është në rolin e aktorit kryesor në filmin, i cili zgjat 24 minuta, ku flitet për historinë e tij të emigrimit, përfshirë mënyrën sesi arriti të arratisej nga Shqipëria pa letra.
Në Amerikë, Rado u përpoq të mbijetonte dhe të gjente punë pa numër siguracioni social, duke bërë punë të ndryshme si kërcimtar nëpër klube homoseksualësh. Ai përfundoi duke u bërë një model mjaft i suksesshëm si dhe nisi të merrej me aktrim.
Gjatë kohës që Rado punonte si furnizues ushqimesh ai u njoh me fituesin e çmimit Award Lee Percy i cili ishte skenaristi dhe regjisori i filmit "Dreaming American".
Sipas agjentëve të emigracionit, rezulton se Rado ka kaluar kufirin Amerikan në vitin 2001 në Detroid, dhe vetëm në 2007-tën oficerët nxorën urdhrin për ta dëbuar.
Rado ka punuar në Los Angeles por jetonte në New York dhe nuk është larguar asnjëherë nga qyteti që prej kohës kur kishte ardhur, madje as kur të dy prindërit e tij vdiqën të dy në Shqipëri.
Deri më tani ai kishte udhëtuar vetëm me tren duke evituar aeroportet në mënyrë që të mos kapej nga forcat e sigurisë, por këtë herë ai vendosi që tek premiera e filmit të tij do të ishte i pranishëm.
Pas përfundimit të procedurave në zyrat e mbrojtjes së kufirit në Buffalo, Rado do të dërgohet në një qendër federale, për t'u marrë në pyetje dhe për të pritur vendimin për tu rikthyer në vendlindje. Nga ana tjetër avokatët e tij po luftojnë për të ndaluar këtë kthim.
(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com