SHBA – Dy djem 21-vjeçarë, i quajtur Asllan Berisha dhe një tjetër, meksikan, Brian Ramirez, janë arrestuar ndërsa tre të tjerë të dyshuar janë ende nën hetim për një sulm ndaj dy homoseksualëve në Manhatan. Sulmi brutal ndodhi të premten në një stacion të Manhatanit. Policia është duke punuar për të zbuluar nëse ka ndonjë lidhje ndërmjet këtij incidenti dhe një tjetri që ka ndodhur në “Madison Square Garden” të dielën.

as
(Në foto: Të arrestuarit)

Policia njoftoi se dy viktimat nuk ishin pranuar në një në një klub bilardoje dhe më pas atyre iu afruan një grup njerëzish, të cilët i shanë dhe i rrahën.


a
(Në foto: Viktimat)

Rrahja ndaj tyre vazhdoi derisa viktimat u përpoqën të largoheshin nëpër një rrugicë në afërsi të stacionit. Viktimat homoseksuale janë dhunuar shumë në fytyrë dhe njëri prej tyre iu nënshtrua një operacioni në sy si pasojë e rrahjes.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)