SHBA, autobusi përplaset me 
kamionin, 13 të vdekur/FOTO

SHBA, autobusi përplaset me <br />kamionin, 13 të vdekur/FOTO
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të diele në një autostradë në shtetin e Kalifornisë, në SHBA. 

Një autobus është përplasur me një kamion, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave. Mësohet se personat që humbën jetën, bashkë me drejtuesin e mjetit, kanë qenë të gjithë pasagjerë në autobus. 

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Siç duket edhe nga fotot, autobusi e ka goditur kamionin në pjesën e pasme të tij. Goditja ka qenë fatale për pasagjerët e vendeve të para. 

autobusi
SHBA, autobusi përplaset me kamionin, 13 të vdekur, 31 të plagosur
shba
(Autobusi i përplasur me kamionin në Kaliforni, SHBA)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin