SHBA- Mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në shtetin amerikan Maryland pasi një avion i vogël është përplasur në linjat elektrike të tensionit të lartë.
Pete Piringer, një oficer i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Qarkut Montgomery, tha se avioni i vogël mbeti i varur në lartësi prej 30 metrash pasi u përplas në një linjë të tensionit të lartë në qytetin Gaithersburg.
Piringer deklaroi se tre persona në avion janë kontaktuar dhe gjendja e tyre është e mirë.
Si pasojë e përplasjes, ka pasur një ndërprerje të madhe të energjisë elektrike në rajon. Piringer tha se rreth 88 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Ai raportoi se janë mbyllur edhe rrugët pranë zonës ku ndodhi aksidenti.