Edison Ypi: Sali Kulla si Ebu Qerimi

Edison Ypi: Sali Kulla si Ebu Qerimi

Sali Kulla, pasi preu me brisk të gjitha lidhjet me realitetin, po sheh ëndrra, zhgjëndrra, halucinacione, si te Pallati i lavdishëm, Ebu Qerimi famshëm, i cili, pasi preu me biçak lidhjet me realitetin ju fut interpretimit të ëndrrat dhe rrenave të të tjerëve, u bë ëndërrtar dhe rrenacak edhe vet.

Se ka kaq Sali Kulla që imiton Ebu Qerimin.

Ëndrrat janë i vetmi vend dhe e vetmja kohë, ku, po të jesh i ulët mund të çfaqesh i lartë, po të jesh i dobët paraqitesh i fortë, kur je i pisët dukesh i pastër, nëse je i zi mund të çfaqesh i bardhë, po qe i fajshëm mund të dukesh dorëjashtë, po të jesh vrasës çfaqesh engjëll, po të jesh rrenacak dukesh i sinqertë, po të jesh kafshë dukesh njeri, po të jesh Judë çfaqesh Krisht, po të jesh ezhdërha dukesh Muhamed.

Për shembull, Sali Kulla i merr nga pas rojat dhe militantët kudo ku shkon si kërmilli shtëpinë e vet. Thonë edhe atje ku mbreti vete më këmbë. Por atë veç po e pamë në ëndërr, se hëpërhë s'e dimë. I merr me vete rojat dhe militantët edhe atje ku dy herë në muaj, për dy minuta, duhet të vërë një firmë që është gjallë, nuk ja ka mbathur, ose nuk ka vdekur. Mirë bën. Se pavarësisht që i thërret për hesap të vet, në ëndërr duket sikur i ka ftuar për të mbrojtur partinë, atë që e ka katandisur sa një kokërr dardhë. Të tjerat në rregull. Veç s'kuptohet pse janë çdo herë më të pakët në numur.

Ose tjetra, që mardhënien me të përndjekurit e paraqet sikur e ka, dhe e ka pasur, mjaltequmësh, dhe ka vënë ca zagarë kockash t'ja mbajnë ison. Mirë e kanë edhe Sali Kulla i ëndërrave edhe zagarët lëpirës të kockave. Halli se edhe gurët e sokakut e dinë se janë me qindra e me mijra të përndjekurit të cilëve Sali Kulla, edhe pa asnjë arsye, thjesht për qef, për t’u ksehasur, ose e shumta në konfliktin më të papëfillshëm, më të pazararshëm, thjesht si masë parandaluse për veten, i ka përgojuar, i ka intriguar, i ka tallur e përqeshur, i ka shpifur, i ka dëshpëruar, i ka zhgënjyer, sa ka dashur.

Ka shenja të sigurta madje, se si dorë e zgjatur e Sigurimit që është dhe gjithmonë ka qënë, Sali Kulla e ka vjedhur dhe e mban nëpër bodrumet e kullave të dhëndrit budalla krejt arkivën e dokumenteve manipulative që Sigurimi nuk harronte kurrë ta kishte për ta përdorur në kohë të vështira si këto të Sali Kullës për të shantazhuar familjarët e të burgosurve ose të internuarve, pa absolutisht asnjë lidhje, pa asnjë shkak, kot, veç për frikësim, djallëzira këto që as dreqit vetë nuk do i binin në mend t'i bënte. Por këto turpe e këto tmerre që Sigurimi i përgatiti por nuk i bëri, komunisti me yll në ballë dhe sigurimisti i devotshëm Sali Kulla i bën. Dhe mirë bën që i ka bërë dhe po i bën sa kohë ka syleshër që tremben nga djallëzira të tilla. Në ëndërr. Se në realitet Sali Kullën se beson askush.

Del Sali Kulla e thotë se kërkon ndjesë për dy gabime që ka bërë: ligjin 7501 mbi tokën, dhe që nuk i menaxhoi shembjen e piramidave. O Sali Kulla, me atë ligjin ua ke nxirë jetën përgjithmonë nja një milionë shqiptarëve. Gjatë shembjes së piramidave, pasi hape dyert e depove të armëve, u vranë 4 a 5 mijë shqiptarë. Po aq varre u hapën. Po aq nëna vajtuan. Ende sot dëgjohen rënkimet që dalin nga varret.

Për 1 milion herë më pak se kaq, në asnjë vend dhe në asnjë kohë s'ka ndjesë. Ka pushkatim, litar, burg përjetë, çmendinë, suicid. Për llaftarira të tilla që kanë deformuar genetikisht brezat e tashëm dhe do tmerrojnë brezat e ardhshëm, jo kryeministra e presidentë, por mbretër e perandorë përfundojnë në litar e pushkatim. Por rrenat masturbative që ti mbllaçit lart e poshtë, në fund të fundit ëndrra janë, nuk janë realitet.

Deri në zgjedhjet e ardhshme fli rehat, hiç mos e rruj. Se për më tutje, hip këtu e shih Beogradin.

Edhe për 21 janarin mirë të ka vajtur mendja o Sali Kulla. Ata të katër ishin njerëz. Por në ëndërr ku i sheh ti janë qenër. 4 qen më pak në ëndërr s'është problem. Ka qen plot.

Mirpo, sipas teje që njerëzit e vrarë në ëndërr të duken qen, qentë që vrave në Gërdecit s'ishin pak, ishin nja 6 herë më tepër se në bulevard. Apo thuaj në kokën e çkurdisur të një të çmenduri hajdut, aritmetika s'luan asnjë rol, dhe e lemë këtë muhabet. Veç s'të falet të mos kuptosh atë që edhe Ebu Qerimi e dinte:

Jo gjithmonë çfarë ha në realitet mund ta vjellësh në ëndërr. S'ka ëndërr ta bëjë humbjen fitore. Pas pak kur do humbësh në realitet, do kesh humbur edhe në çdo ëndërr, sado të çmendur.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori shqiptar flet pas ceremonisë së Tump: Presim të vijojmë punën mes dy vendeve tona, të forcojmë miqësinë dhe partneritetin!

Ambasadori shqiptar flet pas ceremonisë së Tump: Presim të vijojmë punën mes dy vendeve tona, të forcojmë miqësinë dhe partneritetin!