SHBA – Sipas agjencisë së lajmeve ‘Reuters’, një 31-vjeçar amerikan e ka dërguar djalin e tij 4-vjeçar në kopsht me një armë zjarri të mbushur me plumba.
Babai i fëmijës, Adam Keene e kishte vendosur pistoletën gjysmë automatike të kalibrit 380 në çantën e djalit të tij.
Babai u akuzua për kundërvajtje në sjellje të pamatur, por gjatë seancës gjyqësore ai u deklarua si i pafajshëm, duke qënë se incidenti ka qenë i paqëllimshëm.
Sipas prokurorit të qarkut, Muaghan Maloney, 31-vjeçari e kishte vendosur armën në çantën e djalit, ndërsa më pas kishte harruar që e ka bërë atë veprim. Ngjarja ka ndodhur në Madison Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com