SHBA, Balla takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Robinson: Mirëpresim mbështetjen amerikane në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave

Washington – Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në një takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Todd D. Robinson, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese dhe programet e asistencës amerikane si DEA, INL dhe ICITAP. 

“Mirëpresim mbështetjen amerikane edhe në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave mes Akademisë së Sigurisë dhe shkollave të policisë në SHBA. Lufta kundër krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike janë një prioritet kryesor, ndërsa goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intensifikohen çdo ditë, falë hetimeve komplekse në bashkëpunim me SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, theksoi ministri i Brendshëm shqiptar pas takimit, mbajtur në zyrat e DASH.  

Palët dakordësuan për të intensifikuar edhe më shumë përpjekjet për përmirësimin e rezultateve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në kuadër të Mekanizmit Kombëtar të Referimit. 

“Bashkë me SHBA jemi pjesë e Koalicionit Global ndaj kërcënimit të Drogave Sintetike, për të koordinuar masa konkrete kundër prodhimit, trafikimit dhe shitjes së tyre tek të rinjtë dhe përdorues të tjerë”, u shpreh Balla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
Vizita e Ballës në SHBA/ Departamenti i Shtetit vlerëson kontributin e Shqipërisë në mikpritjen e afganëve

1719494849_balla.JPG

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në mikpritjen e qytetarëve afganë përgjatë procesit të zhvendosjes së tyre. 

Vlerësimi është dhënë nga përfaqësues të Zyrës për Koordinimin e Përpjekjeve për Zhvendosjen e Afganëve (CARE).

“Një Certifikatë Vlerësimi për punën e Ministrisë Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit gjatë këtij procesi”, e ka cilësuar ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një postim duke shpërndarë pamjet e takimit në zyrat e DASH. Ai shoqërohej në takimin e mbajtur në Uashington nga ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

'Mirëdita, dobar dan', festivali i padëshiruar në Beograd!

'Mirëdita, dobar dan', festivali i padëshiruar në Beograd!