SHBA-BE: 7 ligjet të miratohen
në 11 gusht, mos humbet kohë

SHBA-BE: 7 ligjet të miratohen<br />në 11 gusht, mos humbet kohë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Tiranë kanë reaguar përmes një deklarate duke kërkuar që 7 ligjet ku përfshihet edhe Vetingu të miratohen sa më shpejt me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht) në një seance të jashtëzakonshme.
 
Në njoftimin e zyrës së BE thuhet se "Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort për këtë".
 
Sipas SHBA dhe BE miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë.
 
Përsa i pëket draftit të ligjit për Vetingun, SHBA dhe BE deklarojnë se u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.
 
Ndërsa projektligji me ndryshimet që u reflektuan nga marrëveshja orët e fundit të datës 21 korrik u është dërguar mbrëmë nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi anëtarëve.

Ndyshimet Kushtetuese u dekretuan dje nga Presidenti Nishani, ndërsa sot u botuan në Fletoren Zyrtare, ndërsa për të hyrë në fuqi duhet të kalojnë 15 ditë, që përkon me datën 11 Gusht.
 
Kështu deputetët janë të detyruar që të ndërpresin pushimet për të mbledhur Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme për miratimin e 7 ligjeve plotësuese të Reformës në Drejtësi. 



d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv