Një departament lokal i policisë amerikane u ka bërë thirrje njerëzve të mos telefononjë pas raportimeve se një njeri ishte coptuar nga një derë garazhi.

Viktima e supozuar në Greene County, Tennessee, doli të ishte një dekor i zymtë e reale, në pritje të Halloween.

Departamenti tha se kishte marrë telefonata për një "person të dyshimtë të shtrirë para një garazhi, me shenja gjaku në derën e garazhit.”

Pas mbikqyrejes që zyrtarët e policisë bënë në vendin e ngjarjes konstatuan një trup, manekin, të coptuar në dy pjesë e të lyer me bojë të kuqe.

Departamenti i Sheriffit të Greene County TN shkroi në Facebook: "VËREJTJE PËR TË GJITHË! Për ata që po ngisnin makinën në Chuckey Pike në Greene County: KY ËSHTË DEKORIM HALLOWEEN!

"Mos telefononi 911 duke raportuar një trup të vdekur, në vend të kësaj, përgëzojeni pronarin e shtëpisë për një rreng të qëlluar".

Reagime të shumta ka patur në rrjetet sociale mbi këtë ide të “çmendur” të pronarit të shtëpisë.

"Përgëzime për atë njerri që bëri diçka që ai manekin të duket aq real!" një përdorues ka komentuar.

Dikush tjetër ka shkruajtur: "A mund të imagjinoni sa vjedhje mund të parandalojë ...?"

Por jo të gjithë u impresionuan.

Një përdorues ka shkruar: "Çfarë njeriu  e bën këtë lojë për fëmijët e vegjël !!!!!"

Halloween është një nga festat më të dashura në SHBA.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com