SHBA, Bushati: Progresi i reformave
shtet-konsiliduese, stabilitet në rajon

SHBA, Bushati: Progresi i reformave<br />shtet-konsiliduese, stabilitet në rajon
Ministri Bushati zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në ambientet e Ambasadës sonë në Washington DC.
 
Biseda pati në fokus kontributet e Shqipërisë në kuadër të Aleancës, në përgjigje të sfidave në krahun lindor dhe jugor të saj,  situata e sigurisë në rajon, si dhe bashkërendimin e qëndrimeve të vendeve të Aleancës në prag të ministerialit të ardhshëm të NATO-s në muajin prill.
 
Ministri Bushati ritheksoi hapat e ndërmarra nga Shqipëria në përmbushjen e angazhimeve të Samitit të Varshavës, përfshirë rritjen e buxhetit dhe shpenzimeve të mbrojtjes.
 
Sekretari Stoltenberg, nga ana e tij, vlerësoi rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, kontributin e shtuar të vendit tonë në operacionet dhe misionet e NATO-s, si dhe në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
 
Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në rajon, përfshirë marrëdhëniet Kosovë-Serbi, situata aktuale në Maqedoni dhe përfundimi i procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
 
Bashkëbiseduesit u ndalën mbi nevojën për të bashkërenduar përpjekjet për të konsoliduar stabilitetin demokratik dhe për të përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve destabilizues në Ballkanin Perëndimor.
 
Në këtë kontekst, Ministri Bushati theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes Aleancës dhe vendeve të rajonit, dhe veçanërisht vijmin e institucionalizimit të marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën, si një menyrë për të adresuar kërkesat e saj legjitime për më shumë siguri.
 
Në kuadër edhe të Komunikatës së Varshavës, angazhimi më substancial i NATO-s bëhet edhe më i domosdoshëm pas ngjarjeve të fundit destabilizuese të paqes dhe trajektores euro-atlantike të vendeve të rajonit.
 
Palët ranë dakord se progresi i reformave shtet-konsiliduese, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, dhe perspektiva euro-atlantike mbeten akset kryesorë të përforcimit të paqes dhe stabilitetit demokratik në rajonin tonë, në respekt të vlerave euro-atlantike.​
 
Ministri Bushati dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg ndodhen në Washington në kuadër të Ministerialit të Koalicionit Global anti-ISIS.​

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0