Në total, prodhuesi tërheq 906 913 vetura nga konçesionarët e saj, ku shumica ndodhen në SHBA (747 817 vetura).
Grupi i tretë amerikan në prodhimin e automjeteve, që sapo u bashkua me grupit intalian "Fiat", nuk ka identifikuar asnjë aksident apo të plagosur që të ketë lidhje me këtë problem, njoftoi ai në një komunikatë.
"Chrysler" tërheq nga konçesionarët 469 996 vetura të tipit berilin (Chrysler 300, Dodge Challenger), fuoristradë (Dodge Durango) dhe suv (Jeep Grand Cherokee) pasi mendohet se ka një difekt në motorr që mund të rrisë rreziqet që të marrë flakë.
Ndërsa operacioni i dytp i tërheqjes së veturave nga tregu ka të bëjë me 436 917 modele "Jeep Wrangler" të vitit 2011-2013, për shkak të një rreziku për qark të shkurtër në sistemin e ngrohejs./
/G.S/