SHBA,Clinton e Trump argëtohen 
me batuta, shtrëngojnë edhe duart

SHBA,Clinton e Trump argëtohen <br />me batuta, shtrëngojnë edhe duart
Rivalët për Shtëpinë e Bardhë, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump janë ‘argëtuar’ duke ngacmuar njëri-tjetrin në një darkë bamirësie, një ditë pas duelit të fundit televiziv në skenën e debatit në Las Vegas.

Ajo ‘qeshi’ me zotin Trump i cili po bënte shaka në lidhje me fjalimet e saj të mirë-paguara dhe hetimin e FBI-së mbi emailin e saj privat. Nga ana tjetër, të gjithë e fishkëllyen Trumpin kur ai po bënte shaka më faktin se Hillary Clinton i urren katolikët.

Darka vjetore e fondacionit të Al Smith është një mbrëmje e përvitshme gala, që çdo katër vjet duket se bën bashkë kandidatët presidencialë. Është tashmë një traditë, që rivalët të ngrihen dhe të bëjnë shaka me njëri tjetrin, por këtë vit ajo vjen pas një nga fushatave më te nxehta të historisë amerikane.

Batutat e  Clinton: Kjo darkë është për një cështje të rëndësishme, por Donald nëse nuk të pëlqen se cfarë po them uje i lirë të shkosh. Donald me të vërtetë je i shëndetshëm si një kal atë të cilin Vladimir Putin mund ta drejtojë lehtë.

Batutat e Trump: Edhe sot , pas debatit  ne kemi treguar se mund të jemi civil. Madje Clinton pasi më shtyu më tha “ Më fal”.


[gallery]19227[/gallery]


Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve