Pas fjalës së presidentit amerikan, Barack Obama se nuk do të ketë shtim të trupave amerikane në Irak dhe se SHBA-të nuk kanë ndërmend të përfshihen në një luftë të dytë, tjetër sinjal vjen nga kontinenti amerikan.
Pas autorizimit të sulmeve ajrore, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të dërgojnë 130 ushtarë shtesë në rajonin kurd të Irakut. Lajmin e bën të ditur sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel. Duke folur përpara trupave ushtarake, Hagel tha se ushtarët kishin mbërritur në Abril, një zonë afër Kurdistanit dhe ajo çfarë do të bëjnë atë është vlerësimi i situatës humanitare, duke theksuar se nuk do të angazhohen në luftime.
Ndërsa një zyrtar i mbrojtjes tha se SHBA do të vijojë të gjejë mënyra për të mbështetur irakenët e prekur nga luftimet e vazhdueshme në malin Sinjar si dhe për të parandaluar aktet e mundshme të genocidit.
Presidenti iraken Fouad Masumi ka kërkuar Haider Al-Abadit të formojë qeverinë e re, duke mos përfillur kështu Nouri Al Malikin, kreministër për 2 mandate rresht. Masa erdhi pas muajsh të tërë trazirash dhe grindjeve të brendshme politike, që sipas ekspertëve ka ndihmuar në pamundësinë e Irakut për të luftuar lëvizjet ekstremiste.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com