NJU JORK- Presidenti amerikan Barak Obama dhe kundërshtari i tij republikan Mitt Romney zhvilluan mbrëmë debatin e dytë presidencial në Universitetin Hofstra të New Yorkut. Ndaj dy kandidatëve u drejtuan pyetje nga votues të pavendosur se për kë do të votojnë. Dueli i ashpër mes dy kandidatëve është fituar këtë herë nga Obama. Sondazhet e CNN kanë nxjerrë se presidenti amerikan ka marrë 46 % të votave, të të intervistuarve, kundrejt 39% që ka marrë Romney. Për 73% e tyre Obama pati një paraqitje më të mirë seç ishte parashikuar. Edhe sipas Cbs, 37 % e votuesve në sondazh kanë gjykuar se paraqitja e Obamës është më e mirë se ajo e Romney, e vlerësuar nga 30 %. Ndërsa 33% votuan për një paraqitje të njëjtë mes dy kandidatëve. Pro Obamës ishte dhe sondazhi i CnBc që i jep fitoren me 56%. Debati i tretë dhe i fundit presidencial do të zhvillohet javën që vjen në Florida. Presidenti Obama ka qenë më bindës duke bërë që kandidati republikan të vihej në vështirësi, sidomos në pyetjen lidhur me atentatin në Bengasi, të Libisë ku mbeti i vrarë ambasadori amerikan Christopher Stevens dhe tre zyrtarëve të tjerë amerikanë.
SULMI NE AMBASADEN NE BENGAZI
“Një situatë që ka të bëjë me sigurinë, si ajo e sulmit ndaj Konsullatës amerikane në Bengasi, nuk duhet të përdoret për qëllime politike. Nuk vepron kështu një Komandant në Detyrë" - iu përgjigj Obama Romney-t, duke e akuzuar se shpërndau një komunikatë kundër një punonjësi të administratës Obama, në orët më kritike të protestave kundër ambasadës amerikane në Egjipt dhe Libi.
TAKSAT
Dy kandidatët iu përgjigjën pyetjeve por shpesh herë replikuan dhe ndërprenë njëri - tjetrin për shumë tema si energjia taksat dhe punësimi. Presidenti Obama i tha kundërshtarit republikan Mitt Romney se plani i tij i shkurtimit të taksave për të pasurit, do të shtonte defiçitin dhe barrën mbi amerikanët. “Nëse dikush vjen tek ju guvernator, me një plan për shpenzimin e 7 apo 8 trilion dollarëve por pa treguar se si do t’i gjejë këto para deri pas zgjedhjeve, nuk duhet ta pranosh një marrëveshje të tillë, as populli amerikan.”
Nga ana e tij Romney akuzoi presidentin se dëshironte të rriste taksat për të pasurit. Ai tha se plani i tij do të çonte në rritjen e vendeve të punës dhe një buxhet të balancuar. “Unë kam drejtuar biznese për 25 vite dhe kam balancuar buxhetet. Kam patur Lojërat Olimpike dhe e kam balancuar buxhetin. Kam drejtuar shtetin Massachussetts dhe nga pozita e guvernatorit kam balancuar buxhetin për katër vjet.”
ARSIMI
Të pyetur për arsimin Zoti Romney tha se ishte e papranueshme që studentët mbarojnë shkollën me shumë borxhe dhe me shanse të vogla për të gjetur punë. Ai tha se studentët e meritojnë shansin për punësim. Pa dhënë detaje ai tha se e dinte se çfarë duhej bërë që ekonomia të rritej përsëri.
Nga ana e tij, presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për sistemin arsimor më të mirë në botë. Ai tha se do të krijonte më shumë vende pune duke ringjallur prodhimtarinë në Shtetet e Bashkura dhe ritrajnimi i punonjësve për industri të tjera, duke përdorur paratë e kursyera nga dhënia fund e luftërave në Irak dhe Afganistan.
EMIGRACIONI
Guvernatori tha se nuk do të jepte amnisti për imigratët e paligjshëm. Ai tha se donte një sistem efikas imigracioni duke bërë thirrje për dhënien e më shumë Kartave të Gjelbra/Green Card për punonjësit e kualifikuar dhe akuzoi presidentin Obama se kishte dështuar në mbajtjen e premtimit për të realizuar reformën për imigracionin. Presidenti Obama tha se kishte bërë gjithçka të mundur për të rregulluar sistemin e imigracionit.
(sg/cnn/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com