Mbrëmja e sotme i takon takimit ballë për ballë mes dy kandidatëve për zv president të SHBA.  Demokrati Tim Kaine  do të përballet me republikanin e zgjedhur nga Trump Mike Pence.

Debati televiziv do të zhvillohet në  universitetin Longwood  në Virxhinia dhe do të drejtohet nga gazetarja Elaine Quijano me origjinë nga Filipina. Përballja mes  dy zv- presidentëve nuk është se ka tërhequr shumë vëmendje por duke qënë dy personazhe mediatikë kësaj here pritet të jetë ndryshe.

Mike Pence do të duhet të mbrojë kandidatin Trump i cili në debatin televiziv nuk shkëlqeu. Për më tepër duke patur parasysh edhe lajmet e fundit lidhur me bizneset dhe taksat e papaguara të kandidatit republikan. Por edhe Tim Kaine nuk do ta ketë të lehtë  pasi ish sekretarja e shtetit po përballet me cështjen e emaileve dhe transparencën e fondacionit të saj.


Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)