Deficiti i financave të shtetit federal qëndroi në 483 miliardë dollarë për vitin 2014, me një rënie prej 29 për qind në raport me vitin 2013 që ishte 680 miliardë dollarë.
Kështu SHBA-ja arrin nivelin më të ulët që prej vitit 2008 dhe shkon nën nivelin e tre për qind të PBB-së.
Ky deficit përbën vetëm 2,8 për qind të PBB-së, që nuk ishte arritur që prej vitit 2007. "Ky deficit është më poshtë se mesatarja e 40 viteve të fundit", u përgëzua sekretari amerikan i Thesarit, Jacob Lew, gjatë një konference për shtyp.
Ky riekuilibrim spektakolar i llogarive publike u iniciua vitet e fundit kryesisht nga masa shtrënguese të analizuara dhe diktuara nga Kongresi që ka hasur në kundërshtimin e administratës Obama, që kishte mbyllur përkohësisht shërbimet administrative federale një vit më parë.
ATSH