SHBA - Dhoma amerikane e Përfaqësuesve ka miratuar dje me një mazhorancë të gjerë ligjin e financave për vitin 2014, tashmë mbetet që ky buxhet të miratohet edhe nga Senati i cili jep fjalën e fundit dhe nëse votimi del pozitiv, atëhere SHBA-ja do të dalë nga një paqëndrueshmëri buxhetore që tashmë po zgjat prej tre vitesh.
Përfaqësuesit votuan me 359 vota pro kundër 67, ligjin e ri për buxhetin e vitit 2014 që përfundon më 30 shtator dhe përcakton shpenzimet, e quajtuara “diskrete”, në rreth 1.100 miliardë dollarë.
Senati do të japë fjalën e fundit këtë javë por ende nuk është përcaktuar data.
Ligji përcakton shpenzimet e vazhdueshme të shtetit federal në 1.012 miliardë dollarë për vitin 2014, të cilave i shtohen rreth 92 miliardë për veprimet ushtarake jashtë vendit, për shembull lufta e Afganistanit, dhe 6,5 miliardë për kreditë e veçanta që kanë të bëjnë me katastrofat natyrore, pra kemi një total prej 1.111 miliardë dollarë.
Ky buxhet (që nuk i përfshin ato sociale) paraqet një fitore, në një farë mënyre, për republikanët, pasi ata po arrijnë në vitin e katërt rresht në miratimin e një buxheti që parashikon ulje të këtyre shpenzimeve.
Marrë nga Atsh
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com