SHBA dhe BE nisin së shpejti
bisedimet mbi tregtinë e lirë

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të fillojnë së shpejti bisedimet mbi një marrëveshje formale të tregtisë së lirë. “Kjo iniciativë do të hapë rrugën për marrëveshjen tregtare më të madhe në histori”, - ka deklaruar një zyrtar i lartë i BE-së”.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso bëri njoftimin pas fjalimit të presidentit Barak Obama mbi ringjalljen e ekonomisë së brishtë amerikane një ditë më parë.

Një marrëveshje e tillë do të heqë barrierat tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Aktualisht tregtia mes dy vendeve kap vlerën e 455 miliardë eurove dhe ka ofruar miliona vende pune në të dy anët e Atlantikut.

Obama ka njoftuar mbështetjen e SHBA-së për bisedimet si pjesë e fjalimit të tij vjetor në Kongres të martën, duke thënë se një marrëveshje mbi tregtinë e lirë do të "nxisë eksportet amerikane, vendet e punës dhe tregun e aksioneve në Azi".

Në një deklaratë të përbashkët, liderët e SHBA-s dhe BE-së thanë se tregtia mes dy vendeve do të forcojë prosperitetin ekonomik.

Komisioneri i Tregtisë evropiane Karel De Gucht tha se marrëveshja do të fokusohet në uljen e tarifave dhe në pengesat e tjera të tregtisë, si dhe standardizimi i rregulloreve teknike dhe çertifikatave.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen