SHBA- Presidenti amerikan, Barack Obama paralajmëroi sot homologun afgan Hamid Karzai se po përgatit një tërheqje të plotë të forcave ushtarake nga Afganistani.
 
“Ky proces do të përmbyllet deri në fund të këtij viti”, i ka thënë Obama presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai gjatë një lidhje telefonike, ndërsa ky i fundit refuzon të nënshkruaj një marrëveshje dypalëshe sigurie.
 
“Presidenti Obama i tha presidentit Karzai se meqë ai kishte treguar se ishte e pamundur nënshkrimi i një marrëveshjeje, Shtetet e Bashkuara po merrnin masa shtesë për të parashikuar një tërheqje të plotë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, raporton BBC.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)