SHBA, bashkëpunime të tjera me Ukrainën për t'i ardhur në ndihmë, Kirby: Edhe nëse Bakhmut dhe Soledar do të binin në duart e rusëve, kjo nuk do t'i ndalë ukrainasit!

SHBA, bashkëpunime të tjera me Ukrainën për t'i ardhur në ndihmë, Kirby: Edhe nëse Bakhmut dhe Soledar do të binin në duart e rusëve, kjo nuk do t'i ndalë ukrainasit!

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby 

1673164846_Screenshot4.jpg

Luftimet në zonën e Bahkmutit janë "të dhunshme" , por të renditura edhe si më të vështirat,  prandaj për këtë arsye Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur ndihmën ushtarake për Ukrainën, siç është njoftuar granti gati 3 miliardë dollarët i shpallur ditët e fundit. Ky njoftim është dhënë nga zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby , por në njoftim është shtuar edhe parashikimi për ndihma dhe bashkëpunime të tjera.

"Luftimet në anën ruse po zhvillohen kryesisht  nga anëtarë të grupit Wagner. Edhe nëse Bakhmut dhe Soledar do të binin në duart e rusëve, kjo nuk do të ketë një ndikim strategjik në vetë luftën dhe sigurisht nuk do t'i ndalë ukrainasit ose do t'i ngadalësojë ata në përpjekjen e tyre për të rimarrë territorin e tyre," tha Kirby.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Situatë e rëndë në Soledar, mbi 500 persona të bllokuar! Lideri i opozitës ruse i sëmurë në qeli, SHBA: Jemi të shqetësuar


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë