SHBA, Donald Trump: E di që jam
në disavantazh por nuk dorëzohem

SHBA, Donald Trump: E di që jam<br />në disavantazh por nuk dorëzohem
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se edhe pse rivalja e tij Hillary Clinton ndodhet në avantazh në sondazhet e bëra së fundmi, ai nuk dorëzohet.

Të njejtën deklaratë ka bërë edhe drejtuesja e stafit të fushatës së tij Kellyanne Conëay, e cila ka shtuar '' Edhe pse ndodhemi në avantazh, ne nuk dorëzohemi dhe mund ta fitojmë këtë betejë''.

Sondazhet e reja tregojnë se Clinton mbetet shumë përpara në shkallë kombëtare, në disa shtete kryesore.
Ndërkohë sondazhet e deritanishme flasin për një shkëputje të lehtë të kandidates Clinton me një avantazh prej 12 pikë përqinje.  

Gjatë takimeve me elektoratin Trump  flet edhe për terrorizmin duke premtuar se terrorizmi islamik do të qëndrojë jashtë vendit. Ai vijon akuzat ndaj presidentit Obama dhe zonjës së parë me qëllimin për të sulmuar rivalen e tij. 

Por shefi i Shtëpisë së Bardhë reagon duke përsëritur se nuk është shaka dhe nuk duhet të lejohet që Trump të bëhet president. Nga ana tjetër me vetëbesimin se do të jetë ajo fituesja muajin e ardhshëm, Clinton po i përqëndron përpjekjet te zgjedhja e më shumë demokratëve në Kongresin e kontrolluar prej republikanëve, të cilët të mbështesin programin e saj legjislativ.


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin