Kandidati republikan Donald Trump prej 18 vitesh nuk paguan taksat, prandaj nuk ka pranuar të bëjë transparencë për të ardhurat e tij është ky lajmi i publikuar nga prestigjiozja amerikane New York Times e cila ka arritur të sigurojë një dokument ku vërtetohet se manjati ka paguar taksat deri në vitin 1995.
Në fakt çështja e deklarimit të të ardhurave është një nga pikat kryesore gjatë një fushate presidenciale e nisur si traditë 40 vite më parë me Richard Nixon.
Por republikani Trump gjithmonë i është shmangur kësaj pjese duke hedhur dyshime mbi transparencën e tij fiskale, madje është sulmuar edhe nga rivalja Clinton e cila gjatë debatit televiziv të së hënës e pyeti nëse fshihte diçka.
Ndërkohë dokumentet e siguruara nga e përditshmja New York Times nuk janë publikuar më parë dhe rezulton se në 1995 Trump ka humbur 916 milionë dollare dhe pas këtij viti i është shmangur taksave për 18 vite.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe stafi i republikanit Trump i cili është mbrojtur duke thënë se dokumentet janë marrë në mënyrë ilegale dhe se manjati është një biznesmen që mban përgjegjësi për bizneset e tij.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com