SHBA/ Donald Trump përjashton mundësinë e kandidimit në 2028 nëse humbet në nëntor ndaj Kamala Harris

SHBA/ Donald Trump përjashton mundësinë e kandidimit në 2028 nëse humbet në nëntor ndaj Kamala Harris

Ish-presidenti Donald Trump

SHBA - Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për president në vitin 2028 nëse ai humbet zgjedhjet e nëntorit, ndaj Kamala Harris.

“Jo, nuk e shoh, nuk e shoh”, është shprehur 78-vjeçari gjatë një emisioni televiziv. “Nuk mund ta imagjinoj fare. Besoj se do të jetë deri këtu”.

Megjithatë, ai shtoi se shpreson për një sukses më 5 nëntor në zgjedhjet presidenciale.

Trump, i cili kurrë nuk e ka pranuar humbjen ndaj Joe Biden në 2020, ka refuzuar vazhdimisht në muajt e fundit të zotohet se do të njohë pa kushte rezultatin e votimit të nëntorit.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament