SHBA/ Donald Trump shpall kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

SHBA- Donald Trump ka shpallur kandidaturën e tij të tretë presidenciale, në një përpjekje për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë pas humbjes së zgjedhjeve.

 “Për ta bërë Amerikën të madhe dhe të lavdishme përsëri, unë sonte po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”, u tha Trump mbështetësve të martën mbrëma në Mar-a-Lago, vendpushimi i tij në Palm Beach, Florida.

"Vendi ynë është në një gjendje të tmerrshme. Ne jemi në telashe të rënda. Kjo nuk është një detyrë për një politikan apo një kandidat konvencional. Kjo është një detyrë për një lëvizje të madhe që mishëron guximin, besimin dhe shpirtin e popullit amerikan. ”, tha ish-presidenti i 45-të i SHBA-së.

Javën e kaluar, Trump paralajmëroi se do të bënte një "njoftim shumë të madh" nga rezidenca e tij përpara zgjedhjeve afatmesme, të cilat shumë prisnin se do të ishte një njoftim për të kandiduar përsëri për president.

Raportohet se ai ka paraqitur dokumentet në Komisionin Federal të Zgjedhjeve për Presidencën.

“Në vend që ta vendosim Amerikën e fundit siç e ka bërë administrata Biden shumë, shumë hapur dhe me guxim, ne do ta vendosim sërish Amerikën të parën”, tha Trump, duke u zotuar të bashkojë njerëzit.

Një ish-president që kandidon sërish për zgjedhje ndërsa përballet me padi të mundshme penale është i paprecedentë në historinë e SHBA-së. Trump bëhet ish-presidenti i parë që kandidon sërish që nga Theodore Roosevelt, dhe i pari që nga Grover Cleveland që e bën këtë pasi humbi rizgjedhjen. 

Kandidatura e Trump rrit gjithashtu gjasat që Presidenti Biden të kandidojë për t'u rizgjedhur , duke vendosur një ripërsëritje të fushatës së vitit 2020, sipas këshilltarëve të presidentit.

Të martën mbrëma, Biden shkroi në Twitter nga llogaria e tij personale: “Donald Trump e dështoi Amerikën”.

Trump shërbeu si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës midis 2016-ës dhe 2020-ës. Në garën e vitit 2020, kandidati demokrat, presidenti Joe Biden e mundi atë.

S.C/KT/Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 16/11/2022 10:20

    ske per te fituar as kete here

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale