
Forcat amerikane janë në fazën përfundimtare të largimit nga Kabuli, duke i dhënë fund kështu dy dekadave të përfshirjes në luftën e Afganistanit. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i sigurisë perëndimore për agjencinë e lajmeve Reuters, teksa ia bëri me dije se mbeten edhe 1.000 trupa për tu tërhequr.
Zyrtari i sigurisë, i cili kërkoi që të mos identifikohej tha se ende nuk kanë një datë të saktë për përfundimin e operacionit të evakuimeve.
"Ne duam të sigurohemi që çdo civil i huaj dhe ata që janë në rrezik të evakuohen sot," tha zyrtari, i cili është vendosur në aeroport.
Kujtojmë që presidenti i SHBA, Joe Biden është shprehur se do t’i përmbahet afatit 31 gusht për tërheqjen e trupave amerikane. Ndërsa një zyrtar i talebanëve ka thënë më parë se janë gati të marrin nën kontroll aeroportin e Kabulit pasi forcat amerikane të largohen.
Lajmi kryesor:
'Do ketë kundërpërgjigje të forta', SHBA hedh në erë me dron makinën bombë që do të shpërthente pranë aeroportit të Kabulit! 2 të vdekur










