SHBA, duel mbi skandalet
Clinton fiton edhe debatin e dytë

SHBA, duel mbi skandalet<br />Clinton fiton edhe debatin e dytë
Një debat i mbushur me surpriza, me akuza dhe kundërakuza. E sipas mediave demokracia amerikane është e sëmurë. Një debat televiziv ku që në nisje mungoi shtrëngimi i duarve si një paralajmërim për një debat të ashpër, të mbushur me fyerje dhe përçmim.

Është ky përshkrimi që mund t'i bëjmë debatit të dytë televiziv mes kandidatëve për presidentë të SHBA-së, Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Një bisedë ku republikani premton se nëse zgjidhet president do të punësoj një prokuror e do të çoj rivalen në burg.

E demokratja vijon të përsëris se Trump është i papërshtatshëm për të qënë në krye të Shtëpisë së Bardhë, duke vënë gishtin mbi ndërhyrjen ruse dhe lidhjet e tij me Moskën.

Sipas sondazheve të para të CNN edhe në këtë debat trumfoi ish-sekratarja e shtetit me 57 %. E siç pritej skandalet seksuale dolën në plan të parë.

Pasi ka humbur edhe mbështetjen e partisë në këtë çështje Trump menjëherë doli në mbrojtje duke thënë se nuk ishte krenar për deklaratat denigruese ndaj grave por pa harruar të përmend edhe ish-presidentin Bill Clinton.

“Nuk ka pasur kurrë një njeri në historinë e politikës që të ketë qenë më abuziv me femrat sesa Bill Clinton” u shpreh Trump e madje duke u shfaqur para debatit me disa nga gratë që e kanë akuzuar ish-presidentin për abuzim seksual.

Por Hillary Clinton del në mbrojtje “ Video denigruese e vitit 2005 tregon se kush je dhe çfarë mendon për gratë dhe çfarë bën me to. Së dyti sigurisht nuk mund të mungonin në debat taksat dhe skandali se manajti për një kohë të gjatë ka shkelur ligjin.

Por Trump pranon duke akuzuar se një gjë të tillë e bëjnë edhe donatorët e Clinton. Çështja emailgate, një nga pikat më kritike të kësaj fushate presidenciale. Republikani nuk ngurron të bëjë një tjetër deklaratë e cila sërish godet. “Nëse zgjidhem president do të punësoj një prokuror dhe do të çoj në burg Clinton” deklaron Manjati.

Ndërsa Clinton kërkon falje për fshirjen e emaileve gjatë kohës që ajo ishte sekretare e shtetit. Edhe një herë sërish Rusia dhe Vladimir Putin çështje e debatit ku ish-sekreatrja akuzoi se arsyeja se përse Trump nuk publikon të ardhurat ka të bëjë me faktin se ai ka lidhje me Moskën.

Sa i përket luftës në Siri Trump surprizon të gjithë duke thënë se nuk ishte dakort me kandidatin për zv/president Mike Pence i cili është shprehur se do të godas Assad, duke kritikuar, me tej edhe Rusinë. 

Por gjuha e përdorur mes kandidatëve nuk ishte vetëm sfond politik por shkon më tej. Mesa duket Trump është ai që shfaqet më i papërmbajtur duke e cilësuar rivalen një djall që e ka zemrën të mbushur me urrejtje.

Por Clinton është më e qetë sidomos kur pyetjet e publikut dhe të gazetarëve në Saint Luis përqëndrohen te politika e jashtme madje duke e cilësuar retorikën e Trump të rrezikshme madje një dhuratë për ISIS.

E sa i përket emigracioni ajo u shpreh se do të donte një vend i cili i mirëpret të gjithë dhe se SHBA nuk është në luftë me Islamin.

Pas gati 90 minuta debat të ashpër nuk mungoi shtrëngimi i duarve çka pritej që në fillim të mbrëmjes.

E madje pyetjes finale të publikut se çfarë shohin pozitive te njëri-tjetri, rivali Trump u shpreh se e sheh Clinton një luftëtare që nuk heq dorë dhe e respekton për këtë fakt.

Por Clinton ishte më e rezervuar në vlerësimin e saj duke thënë se respekton për fëmijët e tij të cilët janë të aftë e përkushtuar dhe kjo tregon shumë për Trump. 

Ndërsa na ndajnë 30 ditë nga zgjedhjet presidenciale na pret edhe një tjetër debat televiziv i cili zhvillohet në datën 19 tetor e deri ateherë do të na duhet të presim dhe të shohim ditë pas dite një fushatë të mbushur me plot surpriza dhe aspak të zakonshme në historinë e politikës amerikane.

[gallery]19019[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011