SHBA, Dushku e Dovolani do "rrëfejnë"
shqiptarët më të suksesshëm

SHBA, Dushku e Dovolani do shqiptarët më të suksesshëm">
SHBA - Një aktore hollivudiane dhe një nga kërcimtarët e famshëm në botë do të rrëfejnë 150 historitë më të suksesshme të shqiptarëve në Amerikë në dy dekadat e fundit. Spektakli “Albanian American Suçess Stories”, një iniciativë e paparë ndonjëherë, e cila rrëfen sukseset dhe arritjet e shqiptarëve në Amerikë do të organizohet në New York më 3 Maj.

Aktorja Eliza Dushku dhe balerini Tony Dovolani në bashkëpunim me grupin “Fadil Berisha Studio”, së bashku me Këshillin Amerikanë, Fondin e Arsimit Ndërkombëtar Amerikan për Kosovën është duke përgatitur një spektakël të përzgjedhur me mbi 150 shqiptarët më të suksesshëm të viteve të fundit në gjithë fushat e dijes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Entuziazmi për këtë iniciativë ka prekur së tepërmi aktoren Eliza Dushku e cila ka postuar dje në rrjetin social “Facebook” një dedikim për këtë nismë të parë që mbahet në Amerikë.

Ngjarja më e madhe argëtuese e kulturore shqiptaro amerikane në SHBA, simbas organizatorit do të shoqërohet me premierën e një dokumentari realizuar me protretizimet e mbi 150 shqiptaro amerikanëve më të suksesshëm.

Do të përfshihet edhe fituesi i çmimit “Nobel” për Mjekësi, Dr.Ferid Murad, të parin shqiptar të zgjedhur në një post zyrtar amerikan në atë të Kuvendit e shtetit New Yorkut, zotin Mark Gjonaj;

aktoren e famshëme dhe të njohur në botë, aktoren Eliza Dushku dhe supermodelen Emina Cunmulaj;

fotografin e njohur në Amerikë, Fadil Berisha, bankierin Richard Lucka, gazetaren e Fox News Lidia Ujkaj, bamirsen Shpresa Xhaklli; komedian e famshëm James Belushi; Lisa Milicaj, Councilëoman Pleasant Valley, politikanin e Uashingtonit Ilir Zherka, tenorin Saimir Pirgu, aktori Mike Dusi, dhe shumë të tjerë.

Një nga qëllimet kryesore është që të nisë krijimi i një baze të dhënash se kush janë shqiptarët më të sukseshsëm dhe cila është, puna e tyre, krijimitaria e tyre, suksesi i tyre në Amerikë. Po ashtu synohet që kjo ngjarje të bëhet vjetore.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit