SHBA e BE: Nxisim qeverinë e
Prokurorinë, luftë korrupsionit

SHBA e BE: Nxisim qeverinë e<br />Prokurorinë, luftë korrupsionit
 TIRANË - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian nxisin qeverinë për të luftuar kundër korrupsionit dhe krimit si sfidë për Shqipërinë në rrugën drejt marrjes së statusit të vendit kandidat në  BE, duke garantuar dhe mbështetjen e tyre.

Lufta e korrupsionit ishte tema e takimeve që ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu zhvilloi sot paradite me 7 njësitë e Task Forcës së Hetimit, dhe në krah të tij kishte kryeprokurorin Adriatik Llalla. Nga ana tjetër, po paraditen e sotme ambasadori i BE-së Sequi takoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

" Korrupsioni publik që përfshin gjykatësit mund të minojë të gjithë sistemin e drejtësisë. Ai shkatërron besimin dhe sigurinë e publikut në sistemin ligjor dhe dobëson respektin për ligjit. Ai i privon sipërmarrësit nga siguria që duhet të kenë për të bërë investime të rëndësishme. Dhe më e rëndësishmja, cilido rast që ndikohet nga korruptimi i gjyqësorit përbën një dështim të drejtësisë.  Problemi në Shqipëri është serioz."- tha Arvizu. Fjala e plote e Ambasadorit

“Mendoj se sot kjo është dita ku kemi në fokus punën e ministrisë në sfidat e mëdha dhe ndryshimet e rëndësishme në ministri dhe më besoni kur them se ministri Tahiri ka një sfidë të madhe përpara."- vlerësoi Sequi.

ARVIZU: LUFTONI KORRUPSIONIN PUBLIK,  QE PERFSHIN GJYKATESIT

Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla kanë marrë pjesë në një takim të organizuar nga ambasada e SHBA-së, për luftën ndaj korrupsionit.

"I kemi mbështetur Njësitë edhe për shkak se ne besojmë në një qasje rajonale, por dhe kombëtare për hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit publik. Njësitë janë konceptuar në mënyrë rajonale në mënyrë që të sigurohet që zyrtarët publik në të gjithë Shqipërinë të jenë nën vëshgimin e zbatimit të ligjit dhe që profesionistë të trajnuar të jenë të gatshëm anembanë vendit kurdo që të lindë nevoja."

"Korrupsioni publik që përfshin gjykatësit mund të minojë të gjithë sistemin e drejtësisë. Ai shkatërron besimin dhe sigurinë e publikut në sistemin ligjor dhe dobëson respektin për ligjit. Ai i privon sipërmarrësit nga siguria që duhet të kenë për të bërë investime të rëndësishme. Dhe më e rëndësishmja, cilido rast që ndikohet nga korruptimi i gjyqësorit përbën një dështim të drejtësisë.  Problemi në Shqipëri është serioz. Sipas Transparency International, një organizatë mjaft e respektuar më duhet të shtoj, gjyqësori është institucioni publik më pak i besuar, më pak i besuari në Shqipëri. Mbi 80 për qind e shqiptarëve e shohin gjyqësorin si të korruptuar ose tejet të korruptuar " është shprehur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, gjatë takimit ku në krah të tij, ndodhej kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla. Deklarata e Arvizu është bërë sot paradite gjatë një takimi me 7 njësitë e Task Forcës së Hetimit.

Duke folur në këtë takim, ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu tha se, “njësitë e përbashkëta hetimore që luftojnë korrupsionin në administratën publike, kanë mbështetjen e SHBA-së. Dua tju falenderoj për punën e bërë dhe dua t’iu kujtoj se keni mbështetjen e ambasadës së SHBA”.

“Kjo është një periudhë tranzicioni në Shqipëri. Tranzicionet vijnë me sfida, por ato gjithashtu ofrojnë mundësi. Nga ana jonë, ne në Ambasadë kemi shfrytëzuar këtë periudhë tranzicioni për të folur me Prokurorin e Përgjithshëm, Ministrin e ri të Drejtësisë, Ministrin e ri të Brendshëm, prokurorë të rëndësishëm, që të gjithë ta shohin këtë periudhë tranzicioni si një mundësi për të ndryshuar perceptimin e korrupsionit në vend, në mënyrë të veçantë mënyrën se si mund të punohet së bashku për të trajtuar çëshjet e korrupsionit. Dhe unë e shoh këtë si një mundësi të cilën ju mund ta përdorni për të ndihmuar më tej në këtë përpjekje" tha Arvizu duke shtuar se që nga 2007 SHBA ka kountribuar për ngritjen e 7 njësive hetimore”.

Sipas ambasadorit të SHBA-së, korrupsioni në gjykata dëmton besimin e popullit. Ai tha se, kjo është një kohë tranzicioni për Shqipërinë, por veç kësaj kjo kohë siguron edhe mundësi. “Kemi nevojë që publiku të denoncojë dhe të jetë bashkëpunues për luftën ndaj korrupsionit në administratën publike”, tha ambasadori Arvizu.

LLALLA: MBËSHTESIM  NJËSITE E  TASK-FORCE
I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, i cili deklaroi se, ka mbështetur njësitë Task-Force dhe do të vazhdojë ti inkurajojë në hetimin ndaj korrupsionit.

“Kam ofruar të gjithë ndihmën dhe përvojën për të nxitur dhe rritur luftën ndaj korrupsionit. Nga drejtuesit e Task-Force që lufton korrupsionin kam këkruar raporte mujore për hetimin e korrupsionit. Këto njësi kanë garanci për një funksionim normal dhe aty do të atashohen prokurorë me eksperiencë për të luftuar me eficencë korrupsionit’, tha Llalla gjatë fjalës së tij.

AMBASADORI SEQUI: SFIDE LUFTA E KORRUPSIONIT, JU MBESHTESIM
 Ambasadori i BE-së Ettore Sequi ishte sot paradite në një takim me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ku vuri në dukje se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është një nga prioritetet për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe për të cilën BE ka thënë "3 milionë euro."

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se i kishte siguruar ambasadorit të BE-së vullnetin e tij për të çmontuar korrupsionin dhe në kuadër të kësaj do të forcojë bashkëpunimin me Prokurorinë dhe Shërbimin Informativ Shtetëror.

"Në luftën kundër krimit dhe në rrugën tonë të hekurt për të çmontuar korrupsionin e sigurova për vullnetin tonë për bashkëpunimin me prokurorinë dhe SHISH përsa kohë e vlerësojmë këtë bashkëpunim si parakusht për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. "- thaTahiri në një prononcim për median menjëherë pas takimit që u zhvillua në Ministrinë e Brendshme

Nga ana e tij Sequi vlerësoi se Tahiri ka përpara një sfidë të madhe por garantoi se vetë ministri por dhe Ministria e Brendshme ka mbështetjen e Bashkimit Europian me fonde e projekte të reja në ndihmë të luftës kundër krimit e korrupsionit. 

"Ministria e Brendshme luan një rol të rëndësishëm për integrimin në BE dhe mes tyre është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Diskutuam edhe një çështje tjetër për bashkëpunimin e institucioneve në Shqipëri me ato europiane që luajnë një rol në luftën ndaj krimit dhe në veçanti për t'i bërë hetimet më efikase që siç e dini edhe ju është një nga pikat e raportit të integrimit.  E sigurova ministrin për mbështjen e plotë dhe të fortë jo vetëm atij por edhe ministrisë së Brendshme.
Në fakt ne diskutuam edhe një sërë projektesh që dëshirojmë të vihen në zbatim e disa prej tyre janë"- tha Sequi duke shtuar se në ditët në vijim do të lancohet  projekti PAMECA- 4 , një investim prej 4 milionë euro. Sequi premtoi dhe ndihmë në ndërtimin e pikave të kalimit kufitarë në Morinë dhe të Hanit të Hotit dhe RENEA-n.

 "Dëshiroj ti uroj sinqerisht ministrit punë të mbarë pasi ka shumë punë për të bërë.  Mendoj se sot kjo është dita ku kemi në fokus punën e ministrisë në sfidat e mëdha dhe ndryshimet e rëndësishme në ministri dhe më besoni kur them se ministri Tahiri ka një sfidë të madhe përpara."-mbylli Sequi fjalën e tij.

Redaksia online
(Arsen Rusta, Artan Cena/Suela Gera/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania