Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel paralajmëroi se grupi Shteti Islamik është më tepër se sa një grup terrorist tipik dhe se ai përbën një rrezik të  për Shtetet e Bashkuara. 

Një një konferencë me gazetarë në Pentagon, Hagel tha se sulmet ajrore amerikane kanë ndihmuar në paralizimin e vrullit që kishin marrë militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe i kanë ndihmuar forcat irakiane dhe ato kurde të rimarrin pozicionin e tyre.
 
Megjithatë, ai pret që kryengritësit do të rigrupohen dhe do të fillojnë një ofensivë të re: "Ata nuk janë thjesht një grup terrorist. Ata kanë përqafuar një ideologji të tyren dhe kanë një nivel të lartë dhe të sofistikuar strategjik dhe të taktikave ushtarake. Ata janë të financuar jashtëzakonisht mirë dhe janë shumë të ndryshëm nga grupet e mëparshme terroriste që kemi parë", tha Hagel.

Ai e përshkroi Shtetin Islamik si një grup barbar, duke thënë se ata paraqesin një kërcënim serioz për Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera:
 
Gjenerali Martin Dempsey, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Shtatmadhorisë tha se Shteti Islamik mund të përbëjë kërcënim për vendet perëndimore, përmes ushtarëve amerikanë dhe atyre evropianë që kanë luftuar për grupin militant në Siri dhe në Irak dhe që kthehen në shtëpitë e tyre.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)