Berisha mëson SHBA-në si të luftojë korrupsionin, sulmon Yuri Kim: Mos u sill si sekretare ideologjike e PS dhe mos inkurajo prokurimet direkte  

Nga Patosi,  Berisha nuk i kurseu sërish sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim, ku tha se është kthyer në një sekretare ideologjike e PS dhe zëdhënësve e “Lul Bravës”. Edhe pse vetë u fut në listën e zezë të SHBA pikërisht për korrupsionin që ka bërë gjatë kohës që ka qenë në qeverisje të vendit, Berisha ka vendosur "t'i jap leksione" ambasadores duke i rekomanduar që në vend që të inkurajojë prokurimet direkte, duhet të këmbëngul në tenderat e hapur.

“Kam hapur një padi për shpifje dhe ju garantoj se edhe sikur 100 vite të rrëmojnë nuk do gjejnë kurrë një fakt të vetëm. Kjo përbën një motiv të fuqishëm për mua për të vazhduar betejën pa u përkulur. Në një intervistë zonja Yuri Kim e cila kalon nga sekretare ideologjike e PS në zëdhënëse të Lul Bravës sipas klimës po mburrej me investimet amerikane gjatë kohës së saj. Do t’i them dy fjalë. Ne këtu jemi më pro amerikanë se të gjithë të tjerët. Ne mirëpresim me kënaqësi investitorët amerikanë. Por kompania më e fuqishme amerikane që ka punuar në Shqipëri ishte Bektel. Bektel fitoi Rrugën e Kombit me një tender ndërkombëtar të shpallur në Londër ku morën pjesë 7 kompani gjigante evropiane dhe botërore. Të gjashtë kompanitë e tjera nuk patën asnjë ankesë për tenderin. Zonjë mos inkurajoni prokurimet direkte në këtë vend. Se pavarësisht nga vendi nga ato vijnë, për definicion prokurimet direkte janë korruptive. Nëse jeni i interesuar për luftën ndaj korrupsionin insistoni në tendera të hapur" tha Berisha.

Ndonëse i shpallur "non grata" nga SHBA dhe ambasadorja Yuri Kim i bëri të qartë se dosjet e provave ndaj tij si të përfshirë në korrupsion ekzistojnë dhe janë voluminoze, Sali Berisha duket se ende nuk do pranojë humbjen dhe fundin e turpshëm që i bëri aleatin strategjik i Shqipërisë, SHBA. 

Më 19 maj 2021 SHBA e shpalli Sali Berishën "non grata" për minimin të demokracisw dhe korrupsion. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken aktet e korruptuara të Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri dhe se është përfshirë në akte korruptive, si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 26/01/2022 18:16

    Saliu dhe lufta kunder korrupsionit.Vetem rruga e kombit 1.3 miliard euro per 65 km.Cfar te themi te lejme dhjetra abuzime ne 30 vitr

    Përgjigju
  • Turi: 26/01/2022 17:44

    Nuk e ke ti fajin ore ndyresire e felliqur , as ata qe te ndjekin ty sepse pervec disa hajduteve te tjeret jane hallexhinj te genjyer per disa te holla por fajin e vertete e ka e ashtuquajtura drejtesi qe nuk ta shuan sojin e sorollopin e kriminelit por vazhdon akoma te hapesh varre dhe urrejtje , fare e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja