SHBA 'e shqetësuar' nga sulmi i Hezbollahut në Tel Aviv
Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga raportimet se Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni – ka gjuajtur një raketë që kishte për shënjestër shërbimin e inteligjencës të Izraelit.
Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-ja ende beson se një zgjidhje diplomatike mund të ulë tensionet në kufirin Liban-Izrael.
“Shumë shqetësuese”, tha Kirby në një intervistë për CNN. “Provë tjetër... se Izraeli po përballet me kërcënim legjitim nga një grup terrorist që mbështetet nga Irani”.
Kirby tha se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.
“Asnjë komb nuk duhet të jetojë nën kërcënime të tilla që vijnë përtej kufirit, nga fqinjët”, tha ai.
Mëngjesin e 25 shtatorit, Hezbollahu gjuajti një raketë balistike drejt Tel Avivit, duke përshkallëzuar edhe më tej situatën. Një ditë më herët, ushtria izraelite bombardoi Libanin, teksa ditëve të fundit si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë qindra persona në Liban.
Ushtria izraelite tha se e rrëzoi një raketë balistike tokë-tokë dhe aktivizoi sirenat për sulme ajrore në Tel Aviv, duke mos raportuar për viktima apo dëme.
Hezbollahu tha se e gjuajti raketën balistike të llojit, Qader 1, drejt selisë qendrore të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përditë që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 21:12
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Donald Trump zgjedh një drejtues homoseksual për Sekretar të Thesarit! Kush është Scott Bessent, punoi për fondacionin e Soros
23 Nëntor, 08:20
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
Dmth per cifutet qe po bejne bastisje ne te gjithe lindjen e mesme nuk jane te shqetesuar keta kurse per ata qe vetembrohen i quajne terrorista , kjo pafytyresi e amerikes duhet te mbaroje sepse jane vendi me gjakatar ne bote qe mbeshtet nje tjeter vend qe po kryen krime lufte dhe genocid , shpresoj qe tju kthehet me te njejten menyre miresia apo ligesia juaj
PërgjigjuPo e humbasim respektin per Ameriken, e cila shqetesohet ne maksimum per nje rakete ne Tel Aviv (madje pa deme) dhe nuk ja ndjen fare per 500 vete te vrare ne Liban.
Përgjigju