TIRANË - SHBA deklaruan edhe një herë sot se nuk ka bashkëpunim me persona të përfshirë në korrupsion madhor, duke mbyllur edhe një herë derën për Berishën pavarësisht lirimit nga arresti shtëpiak dhe regjistrimit në gjykatë si kreu i PD-së. Më shumë e debatua në ‘Repolitix’ me të ftuarit e Denis Mingës.
Edvin Kulluri e cilësoi këtë deklaratë si një qëndrim të vijueshëm të SHBA-së, duke shtuar se Berisha nuk mund të akuzohet për lidhje me krimin, ndryshe nga mazhoranca e sotme, e cila, sipas tij, ka një barrë më të madhe në këtë drejtim. Ai nënvizoi rëndësinë e një opozite të shëndetshme, që synon moralin publik dhe mirëqenien e qytetarëve.
'Nuk ka ndonjë lajm. Ky është qëndrimi në vijimësi që nga shpallja non grata e Berishës. Pas çdo ngjarjeje që ka pasur në zhvillimet e opozitës. Ky qëndrim refraktar ka qenë dhe në 2019 kur u dogjën mandatet. Edhe për negociatat e daljes nga çadra. Asgjë të re. Lexoj atë që ka thënë e dërguara me punë, kanë një problem me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qeverisjet e PD për fat nuk kanë pasur këtë marrëdhënie me krimin. Nuk e akuzon dot Berishën për lidhje me krimin. Kjo lidhje e rëndon shumë mazhorancën e sotme.
Një opozitë e shëndetshme në Shqipëri është çdo parti që ka si synim të mirën publike, moralin publike. Ka keqkuptim këtu se politika është kundërshtari i ligjit, politika duhet ti shërbejë ligjit.'
Nga ana tjetër, Halit Valteri ishte më kritik ndaj Berishës, duke e cilësuar si një lider politikisht të vdekur, që ka monopolizuar opozitën.
'E kanë dhënë verdiktin dhe nuk ka kthim pas. Injoranca militanteske që vendimin e gjykatës për ndryshimin e masës së Saliut e bazojnë me erën e ndryshimit të fitore së Trump këtu janë ca njerëz që duan të gënjehen pa pushim. Opozitë të shëndetshme quaj atë që shikon veten në pasqyrë, dhe thotë që kam këta përballë dhe do këtë ndryshe. Sali Berisha thotë nuk kam nevojë për Djathtas 1912, nuk kam nevojë për Bashën, x apo y. Dhe unë them do i shkërmoq dhëmbët pushtetit kriminal. Retorika e këtij që është i vdekur në këmbë politikisht. I vdekur për së gjalli.
Njerëz nuk ka, frymë nuk ngre. Aleatët nuk i ka, i kanë thënë se me ty nuk ka negociatat. Ky dhe Meta e kanë bërë monopol opozitën. më 12 maj atëherë do shikoj a e shkërmoqi monopolin e opozitës apo e ka Saliu me Shkëlzenin. Emrat [për deputetë 30 % i vendos Saliu. Thotë do vendos shoferin pastruesin, rojen, komshiun, gocën e tezes, nuk i thotë njeri gjë. Nuk ka meritokraci. Eksluzivitet i Saliut.
Kur do Saliu për marrëveshje me Ramën e bën e ndërpren mosbindjen civile. Monopolizimi i Berishës ndaj opozitës është një favor për mazhorancën por dhe një e keqe. Në 2025 nuk ka garë, e keqja që kjo opozitë pa fuqi pa njerëz e bën mazhorancën të papërgjegjshme.'
Almer Toska u ndal te qeverisja, duke përmendur emra si Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, që sipas tij janë përfshirë në korrupsion madhor. Ai theksoi se deklarata e SHBA-së nuk ka përjashtuar mazhorancën nga përgjegjësia, por ka pasur fokus opozitën për momentin.
'Lajm është fjalia e fundit, i qëndrojmë se nuk angazhohemi me persona të përfshirë në korrupsion madhor. Kjo zonja duhet falënderuar për këtë deklaratë, në kaq kohë nuk e kam parë të bëjë foto me njerëz që akuzohen për korrupsion, Balla, Veliaj, Rama, Balluku. Bravo i qoftë, se ka parë ndonjë herë derën Veliajt, as Ballukut. Siç lexohet tek fjalia. Erion Veliaj i përfshirë në korrupsion madhor. Belinda Balluku që sot iu zbërthye telefonit, sekretares, është personi në hetim ka dhënë 5 mld euro koncesion për rrugën e re. Ajo e di mirë se çfarë po bëjnë këta njerëz në qeverisje. Opozita po denoncon, ka një problem si kohezioni.'
Nga ana tjetër, Endri Tafani interpretoi deklaratën si një mesazh specifik për opozitën në kontekstin aktual.
'Ajo është deklaratë për opozitën, jo për qeverisjen. Nuk ka dalë kot mesazhi. Tani pas një periudhe në arrest shtëpie Berisha ka dalë për fushatë elektorale, ka filluar me tonet e veta. Me mënyrën e të bërit politikë, shantazhin ndaj SPAK. e rëndë në mentalitetin e shtetarit që merret me kushëririn. Erdhën këto sulme në një moment kur SPAK mori lavdërime. Por historikisht në Shqipëri sa herë ka zgjedhje njerëzit futen në llogore. PD ka luajtur me teorinë mos e humb kot votën tek partitë e tjera. Kjo që ti mos e humb votën ka funksionuar dhe tani në këto zgjedhje. SPAK si investim është për të goditur atë kastë politike në Shqipëri. Kjo deklaratë ka dalë për të luftuar këtë fenomen. Mos shkoni tek PD-ja është mesazhi tani. Mos shkoni tek Sali Berisha. Dhe shkoni tek njerëz të tjera. Që kanë larmi këndvështrimesh. Çdo fjali është një mesazh brenda.'
Analisti Endri Tafani e quan metodë mafioze publikimin e fotove të familjarëve të Altin Dumanit nga Sali Berisha, në konferencën për shtyp dhe në rrjete sociale.
Tafani: Metodë mafioze. Nga ato në filma, jam duke të monitoruar e di ku i ke pjesëtarët e familjes. E turpshme të merresh me atë punë.
Toska: I bëri lidhjen politike atij zotërisë.
Tafani: Kemi një mentalitet që po e tha kryetari i partisë ai duhet të shkojë në burg. Nuk ka rëndësi të gjesh prova, ti argumentosh, ti faktosh, kallëzimet në SPAK janë me dhjetëra. E pamundur me 19 prokurorë të dokumentosh ato dosje.
Tafani u shpreh se publikimi i fotos së familjarëve të Dumanit nga kreu i PD-së mund të ndikojë në vendimin që do të marrë gjykata ndaj Berishës për masën e sigurisë
Debate në studion e 'Repolitix' mbrëmjen e sotme mes Halit Valterit dhe Edvin Kullurit.
Valteri akuzoi qeverisjen e vjetër të PD-së se shiti ushtrinë dhe e çoi për skrap, ndërsa Kulluri deklaroi se Forcat e Armatosura u çliruan nga trashëgimia e pajisjeve komuniste.
Valteri: Shitët ushtrinë për skrap. Përdorët ushtrinë për baxhanakun për të vrarë njerëz. Mos bëni autogola kot.
Kulluri: Situata politike, ti mund të thuash se është qeveria më e ndershme në botë.
Valteri: Gjysma ime të jesh ti për kritikë për qeverinë. Nëse Balluku, Veliaj ka vjedhur shko në SPAK.
Kulluri: Valteri kujton se është çështje folklorike ushtria. Çlirimi i Forcave të Armatosura nga trashëgimia e pajisjeve komuniste ka qenë vendim i NATO, SHBA dhe qeverisë shqiptare.
Gazetari Almer Toska foli në Repolitix mbi deklaratën e ambasadës së SHBA se nuk ka bashkëpunim me personat e përfshirë në korrupsion madhor. Toska e sheh këtë si mesazh edhe për mazhorancën, teksa dha lajmin se ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është në hetim, teksa sot iu zbërthye telefoni sekretares së saj.
'Lajm është fjalia e fundit, i qëndrojmë se nuk angazhohemi me persona të përfshirë në korrupsion madhor. Kjo zonja duhet falënderuar për këtë deklaratë, në kaq kohë nuk e kam parë të bëjë foto me njerëz që akuzohen për korrupsion, Balla, Veliaj, Rama, Balluku. Bravo i qoftë, se ka parë ndonjë herë derën Veliajt, as Ballukut. Siç lexohet tek fjalia. Erion Veliaj i përfshirë në korrupsion madhor. Belinda Balluku që sot iu zbërthye telefonit, sekretares, është personi në hetim ka dhënë 5 mld euro koncesion për rrugën e re. Ajo e di mirë se çfarë po bëjnë këta njerëz në qeverisje.'