Departamenti Amerikan i Shtetit ka identifikuar 38 persona që kanë kryer shkelje pasi kanë përdorur postën elektronike private për të shkëmbyer informacione konfidenciale me ish Sekretaren e Shtetit Hillary Klinton.
Bëhet fjalë për 91 raste të shkeljes së rregullave nga zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm të Departamentit të Shtetit.
Departamenti deklaroi se kishte gjetur 588 E-maile në total që kishin të bënin me shkëmbim informacioni të klasifikuar.
Ndërkohë, Hillary Clinton është në qendër të një çështje të re politike që ka të bëj me një ndërhyrje të mundshme ruse në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Clinton ka akuzuar një prej kandidateve demokrate për zgjedhjet e vitit 2010, Tulsi Gabbard, duke e quajtur ‘aset të rusëve’
Klinton nuk e ka cituar me emër Tulsi Gabbard por sipas mediave amerikane referenca do është e qartë. Ka vetëm pesë gra deri më tani në garë: Gabbard, senatoret Kamala Harris, Elizabeth Warren, Amy Klobuchar dhe shkrimtarja Marianne Williamson. Asnjë nga katër të fundit nuk është akuzuar ndonjëherë se ka lidhje me Moskën.