SHBA - Ende vazhdon kriza në SHBA, pasi republikanët dhe demokratët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. SHBA ka kohë deri në enjten për të ngritur tavanin e borxhit në 16.7 trilion dollarë, në të kundërt, vendi do të paralizohet dhe qindra mijëra njerëz do të mbeten pa punë.

Presidenti Obama paralajmëroi se kjo krizë do të kishte një efekt shkatërrues për ekonominë e vendit nëse nuk arrihej një marrëveshje.  Sipas mediave amerikane, arritja e një marrëveshje do të financonte qeverinë deri më 15 janar duke rritur tavanin e borxhit deri në fillim apo në mes të shkurtit.

Kreu i shumicës së senatit të Demokratëve, Harry Reid, tha se kishin bërë progres në bisedime dhe se me pak fat, dita e nesërme mund të ishte ajo vendimtarja. Por, edhe nëse arrihet në një marrëveshje në Senat, mbetet e paqartë nëse Kongresi do të veprojë në kohë për të aprovuar legjislacionin para datës 17 tetor.

(v.gj/shqiptarja.com)