SHBA, Engel-Bashës: Konsensusi
garanton një drejtësi të pandikua

SHBA, Engel-Bashës: Konsensusi<br />garanton një drejtësi të pandikua
Në ditën e fundit të Konventës Kombëtare të demokratëve, ku Hillary Clinton pranoi nominimin për kandidate për presidente të SHBA-ve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me senatorë dhe kongresmenë, mes të cilëve dhe me bashkëkryetarin e Komitetit për Europën, Eliot Engel.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga PD, Engel ka vlerësuar rolin e Bashës dhe PD-së për reformën në drejtësi dhe u shpreh se konsensusi ishte e vetmja mënyrë për të garantuar një drejtësi të pandikuar politikisht.

Zoti Engel ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të zotit Basha dhe PD për reformën në drejtësi. Zoti Engel e përgëzoi zotin Basha për lidershipin e treguar  për të sjellë në fund një reformë bazuar nga standardet më të mira të rekomanduara dhe nga Komisioni i Venecias dhe miratimin me konsensus të saj, thuhet në deklaratën  e PD. Konsensusi  ishte e vetmja mënyrë për të garantuar një drejtësi të pandikuar politikisht, theksoi Engel duke përgëzuar zotin Basha për qëndrimin e tij parimor”, thuhet në deklaratën e PD.

Sipas deklaratës së PD, Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në këtë proces kompleks dhe të vështirë.

Pas dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi, zoti Basha ka theksuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë sfida e ardhshme për Shqipërinë. Për këtë zoti Basha kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e zotit Engel dhe të Komitetit për Europën në kongresin amerikan. Zoti Engel ndërsa theksoi se një vend nuk mund të bëj progres nëse nuk garanton votën e lirë të qytetarëve të tij ka ofruar mbështetjen dhe gadishmërinë për të kontribuar në të gjithë procesin që do të sjellë një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhorë në Shqipëri”, mbyllet deklarata e PD për mediat.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv