SHBA ‘fshikullon’ sërish Metën dhe Berishën, shpall Dvoranin kampion të Reformës në Drejtësi, më parë e renditën në listën e 12 kampionëve anti-korrupsion

SHBA ‘fshikullon’ sërish Metën dhe Berishën, shpall Dvoranin kampion të Reformës në Drejtësi, më parë e renditën në listën e 12 kampionëve anti-korrupsion

Ilir Meta, Ardian Dvorani dhe Sali Berisha

Ish-kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka marrë vlerësimin e dytë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në harkun kohor prej dy muaj. Pas renditjes nga Departamenti Amerikan i Shtetit mes 12 kampionëve kundër korrupsionit në botë, Dvorani është përfshirë nga amerikanët edhe në listën kampionëve të reformës në drejtësi, që është edhe investimi më i madh i SHBA-BE në Shqipëri. Vlerësimi i dytë i Dvoranit është një mesazh i qartë për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët sulmojnë prej 10 vitesh ish-kreun e KED, duke e etiketuar edhe si simbol të kapjes dhe të dështimit, sipas tyre, të reformës në drejtësi.

Madje, në 1 prill të këtij viti, Presidenti Ilir Meta kërcënoi hapur Ardian Dvoranin, duke deklaruar se do të shkojë në burg. Sipas tij, “Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara në telefonat e saj mesazhet e Presidentit, por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe ne, zgjidhjen do e japim vetë... Ardian Dvorani do shkojë ne burg për dhunimin e Kushtetutës, kjo punë ka marrë fund”. Me ‘mafia ndërkombëtare’, Meta u referohet përfaqësuesve ndërkombëtarë të angazhuar për hartimin, miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Presidenti e ka shpallur komplot ndërkombëtar.

Shatë ditë më vonë, Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Matthew Palmer, pas takimeve virtuale me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD-së Lulzim Basha, zhvilloi një takim me një grup personash, të cilësuar nga Ambasada Amerikane si ‘kampionë të reformës në drejtësi’. Edhe pse aktualisht është thjeshtë gjyqtar në Apel, Ardian Dvorani rezulton në listën e kampionëve të reformës në drejtësi, sipas Ambasadës Amerikane në Tiranë. Përpos Dvoranit pjesë e listës janë edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si dhe kreu i KLP, Gent Ibrahimi, që të dy të sulmuar nga Meta dhe Berisha, të identifikuar edhe si udhëheqësit e frontit anti-reformë në Shqipëri.

Dvorani është përfshirë nga amerikanët në listën kampionëve të reformës në drejtësi
 

Dvorani i shpallur Kampion i Antikorrupsionit

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 12/04/2021 20:45

    DVORANI TE PUNOJE DHE NJA 10 VJET NE DREJTESI,,,PASTAJ TE BEHET PRESIDENT I SHQIPERISE,,,FIGURA TE TILLA E NDEROJNE SHQIPERINE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja