SHBA - Ergys Metashi, 34 vjeç nga Ontario, Kanada, është cilësuar fajtor nga një gjykatë në SHBA pasi ka tentuar të fusë në mënyrë klandestine një shqiptar për përfitim ekonomik në territorin amerikan.

 

Metashi, i cili punon si shofer kamioni dhe jeton e punon në Kanada, u kap më 31 mars në portin Aleksandria.

 

34-vjeçari kishte rënë dakord që të fuste në SHBA një bashkatdhetar të tij duke e fshehur në vendin e fjetjes brenda kamionit në shkëmbim të mijërave dollarëve.

 

zGjatë inspektimit të kufiri, oficerët gjetën shqiptarin të fshehur nën një mbulesë shtrati në kamion dhe pas kësaj arrestuan Metashin.

 

Vendimi do të jepet më 16 nëntor dhe Metashi rrezikon një dënim nga tre deri në 10 vite burg dhe një gjobë prej 250 mijë dollarë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)