SHBA, gara e demokratëve për presidencialet e 2020-ës, kryeson Joe Biden

Gara e Demokratëve për përzgjedhjen e kandidatit që do të jetë përballë Trump në Presidencialet e vitit 2020, ka marrë një formë të re pas debatit të dhjetë kandidatëve mbrëmjen e dy ditëve më parë, Elizabeth Warren, Julian Castro, Cory Booker, Bill de Blasio, Joe Biden, Bernie Sanders, Beto O'Rourke, Pete Buttigeg, Kamala harris dhe Amy Klobuchar, kanë debatuar ashpër për temat më të prekshme për amerikanët si ekonomia, shëndetësia dhe emigracioni.

Antidoda kryesore në rradhët e demokratëve duket se është ish zv/presidenti Joe Biden i cili po përdorë mesazhin e “respektit dhe unitetit” për të fituar vota dhe shtuar mbështetësit.

76 vjeçari Biden është shumë i favorizuar në garën e demokratëve.

Sipas sondazheve të fundit të FoxNews, 35 përqind e zgjedhësve është gati për ta mbështetur atë në “primare”, një mbështetje që është rritur me 4 pikë në javët e fundit, duke zmadhuar avantazhin ndaj senatorit Bernie Sanders, që sipas sondazhit i duhet të kënaqet me 17 përqind.

“Por është shumë shpejt - paralajmërojnë politologët - për ti dhënë besim shifrave.

Të dy figurat e demokratëve kanë avantazhin se janë të njohur në elektorat, ndërsa të tjerëve iu duhet të të luftojnë për të hyrë në “radarët elektoralë”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë