SHBA/ Gardianët rrahin për vdekje të burgosurin, nisin hetimet për autorët

SHBA/ Gardianët rrahin për vdekje të burgosurin, nisin hetimet për autorët

Tre gardianët dhe i burgosuri, SHBA

Një i burgosur në SHBA ndërroi jetë pasi u rrah brutalisht nga tre gardianë burgu. Robert Brooks, 43 vjeç, ishte transferuar në burgun e Marcy në shtetin e New York-ut më 9 dhjetor (ditën e rrahjes) nga burgu Mohawk për të përfunduar vuajtjen e dënimit me 12 vjet burg pasi vrau me thikë të dashurën e tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur oficerët dhunojnë 43 vjeçarin. Një nga rojet përpiqet t’i vendosë diçka në gojë, ndërsa një tjetër e godet në bark dhe gjoks me grusht.

Pasi u rrah për më shumë se dhjetë minuta, Brooks u transportua në spital. Ndërkohë më 10 dhjetor ai ndërroi jetë.

Guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul, ka kërkuar shkarkimin e tre rojeve të përfshira, së bashku me dhjetë persona të tjerë, përfshirë dy infermierë, që ishin dëshmitarë të rrahjes.

Ndërkohë Prokurorja e New York-ut Letitia James - e cila publikoi dhe videon njoftoi kryerjen e një hetimi të thelluar mbi incidentin.

"Kam përgjegjësinë dhe detyrën të ofroj transparencë për familjen Brooks dhe për të gjithë," shpjegoi James.

Hetimi do të udhëhiqet nga Ryan Paparella, një ish-oficer korrektues, i cili tha se aktualisht nuk ka arsye të qarta për sulmin.

"Brooks u rrah dhunshëm nga një grup oficerësh, puna e të cilëve ishte ta mbajnë atë të sigurt. Ai meritonte të jetonte dhe çdo person që jeton në burgun e Marcy meriton të dijë se nuk duhet të jetojë në frikë nga dhuna e ushtruar nga stafi i burgut," tha Elizabeth Mazur, avokatja e familjes së të dënuarit të vdekur.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave civile New York Civil Liberties Union vë në dukje se "rrahja fatale e Brooks-it nuk është një incident i izoluar.

Përkundrazi, ajo thekson një kulturë dhune dhe mungesë përgjegjësie për shkeljet nga ana e oficerëve./ La Repubblica

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë