Pritet miratimi i Pfizer, SHBA gati planin për vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç, pika vaksinimi në spitale, shkolla e farmaci

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka paraqitur planin për vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç. Vaksinimi i tyre do të fillojë menjëherë pasi vaksina anti-COVID të aprovohet edhe për fëmijët e asaj moshe.

Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë bëri me dije se po punohet për të ngritur pika vaksinimi në 100 spitale për fëmijët në të gjithë vendin, por me shumë mundësi edhe në shkolla ose farmaci. Në deklaratë thuhet se sapo Pfizer të marrë miratimin e vaksinës për fëmijët, sipas planit të miratuar vaksina do të shpërndahet tek të gjitha sa më shpejt dhe tek të gjitha familjet në mënyrë të barabartë.

Ky plan i administratës së Biden, vjen pas kërkesës që Pfizer bëri me 7 tetor tek Agjencia e Ushqimit dhe Barnave për miratimin e vaksinës anti-COVID tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Deri më tani vaksina Pfizer është miratuar për përdorim të përhershëm për personat mbi 16 vjeç. Ndërsa, është miratuar për përdorim urgjent tek fëmijët nga mosha 12-15 vjeç.

Pasi të miratohet vaksina, afërsisht 28 milionë fëmijë të tjerë në Shtetet e Bashkuara do të kenë të drejtë të vaksinohen për të shmangur koronavirusin tek fëmijët.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve